• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekstremi Basha, takim me Ramën ose dhunën

by Ben Andoni
08/03/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Mëtuesi për kryeministër i Shqipërisë z. Lulzim Basha, si kryetar i Opozitës, është futur në një qerthull, ku nëse nuk i ka planifikuar si duhet masat e të ardhmes, do të rezultojë një shembull i mirë për librat politikë të së tashmes e të ardhmes. Ashtu si në protestat e para, zhvilluar deri më tani, ai ka theksuar se caku i 16 Marsit është vetëm rrëzimi i Ramës. Është pikërisht ky fakt, i lajmëruar edhe në protestën e parë të messhkurtit, i cili nuk bën më përshtypje, pasi asgjë nuk ka ndryshuar.

Qeveria dhe kryeministri me indiferencën e tij cinike, policia me masat e saj “të avancuara”, shtuar me plotësimin gradual dhe të paparashikuar të mandateve, po e fut opozitën në një udhë krejt pa rrugëdalje. Për fat të keq, ideologët e shumtë të saj, që duket se po eksperimentojnë me konfuzionin e z.Basha dhe sidomos përpjekja për të përfituar nga dalldia e tij emocionale duket se po peshojnë më shumë në anën e PD-së sesa në ndihmën për të humbur prej shumë syreshëve.

Basha ka vetëm një rrugë për të shkuar atje, ku është kalkuluar të vijë: Të masë me kujdes kohën, të përfitojë nga dobësitë dhe të përcaktojë platformat që do të ndryshojnë Shqipërinë. Udhëheqësi i opozitës, zëri i të cilit jo pak herë zbehet nga deklaratat plot dhunë të znj. Kryemadhi dhe sidomos thirrjet e z.Berisha, tashmë po përplaset me realitetin e veprimeve të veta, që duhet thënë se nuk janë më ato të ish-liderit historik të PD-së. Konfuzioni i Bashës reflekton konfuzionin e të gjithë opozitës, ndërsa paradoksalisht imazhi i kryeministrit Edi Rama po del si mbrojtësi më i madh i parimeve demokratike e kështu me radhë! Ngërthimi në dosjet, ku përshkruhen blerjet e votave duket se nuk po bëjnë asnjë përshtypje tek njerëzit sepse ato janë mësuar me këtë akt nga tre partitë kryesore shqiptare, që këtë veprim tashmë e kanë modernizuar aq shumë, saqë duhet të merren si shembuj në manualet e prishjes normale të zgjedhjeve.

Në këtë hulli dhe kur pothuaj se lideri i opozitës i ka harxhuar armët e tij më të forta, sërish udha e tij e shpresës mbetet dhuna, që ai e artikulon nënzë ose në formë të tërthortë, shpesh duke mos i dal zot militantëve të vet. E tillë është protesta e datës 16 Mars, ku z.Basha do të tentojë dhe njëherë që veç sfidës së numrit të njerëzve të tentojë dhe aktet e dhunshme për ta trandur zotin Rama. Po a mund të tronditet njeriu, i cili tashmë jo thjesht po e fsheh gjendjen e vendit por po gjen alibitë më të shumta të mbrojtjes, falë dhe mbrojtjes së të huajve? Nga lëvizjet e fundit duket se atij nuk i bën më asnjë përshtypje dhe po ashtu është i bindur se sërish do t’i japë një dorë Bashës, kur ky të mbetet në qorrsokakun e zakonshëm të radhës, duke i caktuar…një takim. Kanalet besojmë se janë hapur. Kush do të dalë fitues? Fituesi dihet janë politikanët, kurse humbësi është si zakonisht populli ose ajo masa e militantëve që pret me ankth sesi do e shpjegojë tashmë zoti Basha takimin e radhës me Ramën. (Javanews)

Next Post
Bojkoti i opozitës, i njëjtë me atë të radikalëve serbë

Opozita doli nga dera, kërkon 'të hyjë nga dritarja' në Kuvend?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In