Një 53-vjecar nga Lushnja është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare me 7 vite burg për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese, kryer në bashkëpunim”.
Ekstradimi i Arben Biçaku nga Milano u krye në bashkëpunim me Interpol Tirana. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi me vendimin Penal nr. 247 datë 10.12.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje ishte dënuar me burg.
Ngjarja:
Shtetasi Arben Biçaku në bashkëpunim me të afërmin e tij shtetasin E.B, ka tentuar të trafikojë në Itali me qëllim shfrytëzimin për prostitucion shtetasen rumune A.M dhe shtetasen moldave S. R. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./a.ç