Është ekstraduar në Francë terroristi Salah Abdeslam, i cilësuar si një prej organizatorëve kryesorë të sulmeve të nënëtorit të vitit të shkuar në Paris ku humbën jetën mbi 130 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Lajmi konfirmohet nga Prokuroria e Belgjikës, ku Abdeslam u arrestua disa muaj pas ngjarjeve të Parisit.
Ekstradimi i tij u krye nën masa të rrepta sigurie dhe në sekret të plotë, deri sa ai iu dorëzua autoriteteve franceze.
Abdeslam u arrestua pak ditë para se të kryheshin sulme terroriste në metronë dhe aeroportin e Brukselit. Ende nuk dihet se cili ishte roli i tij në këto sulme, por është vërtetuar se ai ishte “truri” i ngjarjeve të Parisit.