• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekstradohen “magazinieri” dhe “ngarkuesi” i “Los Blancos”/ Llambro dhe Jaupaj kërkuan përballjen me drejtësinë italiane

by Java News
06/11/2020 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorin Llambro dhe Elvis Jaupaj, dy anëtarët e grupit të Los Blancos, pritet që të nisen drejt Italisë për tu përballur me drejtësinë e shtetit fqinj. Sot, Gjykata e Vlorës, miratoi ekstradimin e të dyve, pasi prokuroria e Firenzes në Itali i kërkon për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Siç shkruan dhe gazetari Elton Qyno, të dy të arrestuarit, kanë pranuar edhe vetë që të ekstradohen drejt Italisë, për tu ballafaquar në gjyq me akuzat e ngritura.

Jorin Llambrio, foto e publikuar nga gazetari Elton Qyno

Jorin Llambro nga Vlora ose i njohur me nofkën “Magazinieri, djali i një inxhinieri ndërtimi bënte një jetë të qetë mes qytetit bregdetar dhe Tiranës. I riu konsiderohej si koordinatori i kartelit dhe mbante përgjegjësi për maganizimin e ngarkesave që vinin nga vendet e Amerikës Latine.  Sipas hetimeve të kryera, Llambro rezulton të jetë ideatori i trafikut të 198 kg kokainë nga Holanda në Shqipëri, sasi e cila nuk mundi që të futej kurrë në Shqipëri pasi më 4 janar 2016 u kap nga Antimafia e Firences. Hetimet për sasinë e drogës vazhduan dhe pas 3 vitesh hetime, Llambo kërkohej që të përballej me drejtësinë italiane pasi akuzohej për “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale”.

Ndërsa, Elvis Jaupaj në vitet viti 2016-2017 ka jetuar në Holandë. Ndryshe nga Llambo, Elvis Jaupaj ishte përgjegjës për mbledhjen e pakove të mëdha dhe ngarkesave të kokainës të vinin nga Ekuadori. Por edhe Jaupaj ka bërë gabime, pasi në shkurt të vitit 2017, 14.5 kg kokainë iu kapën në Torina, ndërsa 11.5 kg të tjera në Romë. Po me 25 nëntor të atij viti, Elvis Jaupaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria e Firences, njësoj si Llambo. Drejtësia italiane kishte mësuar lidhjen mes tyre dhe kërkonte prangosen e dy shqiptarëve. Por nuk mund të lihet jashtë grupit, Gentjan Manaj. I riu nga fshat Velçan i Vlorës ishte shok fëmijërie me Gramoz Rexhepin, i cili gjithashtu ka qënë aktiv me grupin. Megjithatë ai bënte një jetë të thjeshtë në kryeqytet, ku ishte punësuar si shofer ndërtimi.

Të dy u arrestuan në kuadër të operacionit ndërkombëtar që vuri në pranga edhe Eldi Dizdarin alias Denis Matoshi, i cili u kpa në Dubai. Ky është karteli i parë shqiptar o drogës që shkatërrohet nga autoritetet.

Next Post
Zhvillime të reja në Georgia/ Çfarë pritet të ndodh në shtetin ku kryesonte Joe Biden

Zhvillime të reja në Georgia/ Çfarë pritet të ndodh në shtetin ku kryesonte Joe Biden

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Çfarë u provua dhe çfarë jo? Surroi: 9 pika për të kuptuar vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

Si shpëtoi Ante Gotovina nga dënimi i Hagës? Zagrebi u angazhua për ta shpallur të pafajshëm në Apel

September 16, 2026
Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

Gëzon Beogradi! Daçiç: Aktgjykimi konfirmon pretendimet tona për UÇK-në

September 16, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

VIDEO / Rama: Njësitë e mëdha administrative, mundësi për akses në fondet e BE-së

September 16, 2026
Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Një gjyq kundër kombit shqiptar

September 16, 2026
Tirana, fushëbeteja kryesore për zgjedhjet e 11 Majit/ Çupi: Berisha në Parlament, fyerje për popullin

Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim

September 16, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë kundër projektligjit për pagat e magjistratëve: Kuvendi të mos e votojë!

September 16, 2026
“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

“Vetëm bashkimi e shpëton kombin”, protestuesi me lot në sy: Vendimi i Speciales i padrejtë, dënon luftën çlirimtare!

September 16, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Hashim, sot po të shkruaj si mik

September 16, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com