• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekstradimi i Gylen, përgjigja nga SHBA brenda pak ditësh

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa e Turqisë për ekstradimin e klerikut Fetullah Gulen nga Pensilvania, nuk është lënë pas dore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët amerikanë u kanë kthyer përgjigje homologëve turq se në vetëm pak ditë ata do të kenë përgjigjen se çdo të ndodhë me 75 vjeçarin, të cilin Rexhep Tajip Erdogan e ka cilësuar si armikun e vendit, dhe si orkestrues të grushtit të shtetit në 15 korrik.

Në një intervistë për televizionin turk NTV, ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag u shpreh: “Dialogu ndërmjet ministrisë sonë dhe SHBA-ve po vazhdon dhe tani është në nivel ekspertësh.

Vlerësimi i tyre për kërkesën tonë paraprake të arrestimit, do të mbërrijë shumë shpejt”.

Washingtoni pranoi bashkëpunim me Ankaranë, por i kërkoi aleates së NATO-s, të tregojë qetësi në këtë proces delikat.

I etiketuar si terrorist nga presidenti Erdogan, Fetullah Gulen mohon çdo lloj përfshirje për tentativën për të rrëzuar pushtetin me dhunë.

Rreth 70 mijë veta në Turqi janë në hetim për këtë çështje, ndërsa 32 mijë të tjerë, përfshirë dhe emra të njohur të shoqërisë civile janë të arrestuar.

Në Turqi po ndërtohen gjykatat e reja për të përballuar fluksin e mijëra të ndjekurve penal, ajo më e fundit është në qytetin e Sincan, në afërsi të kryeqytetit të Ankarasë, citohet Blic. (b.an)

Next Post
E padëgjuar më parë/ Sherr me grushta në aeroportin e Tiranës mes dy femrave

Këto do të jenë tarifat e reja të zhdëmtimit të bagazheve apo vonesave në Rinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com