• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspozohen për herë të parë librat e rrallë në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare, Rama: Godina e re do realizohet

by Ardit Rada
22/10/2020 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 100-vjetorin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Qendra për Hapje dhe Dialog shfaq ekspozitën me librat më të vjetër e më të çmuar e vjetër të saj.

Ndër koleksionet e botimeve në latinisht, greqisht, persisht dhe arabisht, vijnë antikuarët dhe inkunabulat.

Krahas Mesharit të Buzukut, Bogdanit, Budit, De Radës, Sami Frashërin, Nolit e Gjecovit vjen për herë të parë bibloteka vetjake e Faik Konicës, nga Bostoni, me mbi 300 libra apo dorëshkrimet e Bushatllinjëve.

Kryeministri Rama tha gjatë mbrëmjes së hapjes së ekspozitës, që pavarësisht rrethanave, kremtimi i 100-vjetorit po bëhet në një mënyrë të rrallë përmes kësaj ekspozite.

Ai theksoi se megjithë dëshirën për të festuar në godinën e re të Bibliotekës, projekti u detyrua të ndalej nga tërmeti dhe vazhdon të jetë edhe sot për shkak të mbivendosjes së dëmeve nga tërmeti dhe situatës së rëndë financiare që erdhi si pasojë e pandemisë.

“Koha e keqe në të cilën ky 100 vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë në këtë kremtim në aspektin e hapësirave pjesëmarrjes projektimit të një kalendari ashtu siç do të duhet të ishte.

Zgjedhja e bërë me këtë ekspozitë është një dëshmi e rrallë, faktike, e prekshme e një historie të gjatë që kalon shumë shekuj dhe mishërohet në libra, në tekste, objekte që janë ruajtur në thellësitë e organizmit të Bibliotekës Kombëtare.

Shpresoj shumë që miqtë e apasionuar të librit të mund ta vizitojnë, përjetojnë këtë emocion të veçantë. Do të kishte qenë vërtet shumë më bukur të kishim mundësi që këtë 100-vjetor ta kremtonim në godinën e re të Bibliotekës Kombëtare, por fatkeqësisht projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij, mbase gaboj por edhe pse me maskë, duhet të jetë Persida ajo që shoh në krahun tim të djathtë, kemi punuar sistematikisht për ta futur në rrugë projektin që u desh të ndalej nga tërmeti, edhe sot pasi rrënojat e tërmetit duhen kthyer në shtëpi e apartamente. Pastaj i’u mbivendos edhe goditja e rëndë financiare e të gjithëve për shkak të covid. Megjithatë projekti e ka nisur rrugën e tij, kam besim se do të shkojë deri në fund, nuk e them dot se kur, por jo aq gjatë sa ka shkuar deri më sot”,- tha Rama.

/e.rr

Next Post
Arrestohet indiani në Qafë Thanë, tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false. Një tjetër me armë

Sa kishte dal nga burgu/ Arrestohet 31-vjeçari në Korçë, Policia i gjen armë në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In