• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspozita “Marubi” thyen rekord në Amsterdam, në dy muaj e panë rreth 55 mijë vizitorë

by Java News
21/12/2016 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar kohë më parë, është hapur ekspozita ”Dinastia Marubi – 100 vite të studios fotografike shqiptare”, në Muzeun e Fotografisë së Amsterdamit, Foam (Fotografiemuseum Amsterdam).

Por ajo që nuk dihej ishte interesi i jashtëzakonshëm që kjo ekspozitë pati.

Kanë qenë rreth 54 600 persona të cilët kanë mbajtur radhën për të parë ekspozitën me fotografi të rralla nga dinastia “Marubi”.

Jo rastësisht Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e quajti këtë ekspozitë në hapjen e saj në Foam, jo vetëm një faqe e pasaportës sonë kulturore, por mbi të gjitha një ftesë për të vizituar Shqipërinë, sepse, ”pasaporta jonë ka shumë faqe që duhen prekur”.

Lajmin për 54.600 vizitorë e jep kuratorja Kim Knoppers, duke njoftuar se “vetëm në dy muaj ekspozim (16 shtator-27 nëntor) “Dinastia Marubi” ishte në vëmendje të publikut hollandez dhe të huaj, njëherësh pjesë e shtypit vendas dhe të huaj si Financial Times, BBC, British Journal of Photography, LFI Neës, Tages Anzeiger, Photojournalism noë, the Calvert Journal, Villa d’Arte, etj”.

Kjo ekspozitë prezantoi rreth 300 imazhe të përzgjedhura nga kuratorja e njohur Kim Knoppers në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Fotografisë ”Marubi”./express/a.k

 

Next Post
“BuzzFeed” publikon listën: Je shqiptar kur ke këto 41 karakteristika!

"BuzzFeed" publikon listën: Je shqiptar kur ke këto 41 karakteristika!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com