• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspozimi ndaj rrezeve X, si rriten rreziqet për kancer

by Java News
18/01/2018 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është në praktikën e përditshme mjekësore që për të vendosur mbi sëmundjet e sakta që kanë pacientët, u kërkojnë një grafi, apo shpesh një skaner, i cili kryhet edhe me lehtë. Mirëpo, këto ekzaminime kanë qenë shpesh objekt i debateve ndëmjet mjekëve, nëse shkaktojnë dëme në shëndetin e njeriut, apo jo. Celeste Robb-Nicholson, një mjek radiolog mjaft i njohur në Universitetin e Harvardit, ka folur hapur duke prezantuar dy dëmet kryesore në organizëm prej rrezeve të përdorura.

1. Rriten rreziqet për kancer
Ai ka thënë së dëmin kryesor rrezatimet e shkaktojnë në nivelin qelizor. Nëse bën një grafi të barkut, kuptohet që të rrezikuara do të jenë qelizat e organeve të vendosura në bark. Në këto qeliza, ka thënë Robb-Nicholson, fillon dhe shkatërrohet ADN-ja qelizore, e cila siç dihet përbën materialin gjenetik të çdo individi. Mirëpo dëmet e ADN-së, sipas tij, mund të rrisin rreziqet e shfaqjes së kancerit në të ardhmen. Për këtë arsye, përpara se të bëni një ekzaminim radiologjik, ushqehuni me antioksidantë që përmbajnë vitaminë C, E dhe beta-karoten. Antioksidantë të tillë do të mbrojnë nga radikalet e lira që çlirohen dhe që do të dëmtonin ADN-në.

2. Dëmtohen qelizat e organeve seksuale
Nga ana tjetër, ai ka folur edhe mbi një rrezik të dytë të rrezatimeve. Duhet ditur se dëmet shkaktohen kryesisht tek qelizat që shumohen më shumë dhe ndër më të rrezikuarat janë qelizat e lëkurës dhe qelizat e organeve seksuale. Ndoshta dikush ka bërë një grafi dentare tek një dentist, i cili nuk i ka vendosur një përparëse dhe rrezatimi ka rënë drejtpërdrejt në organet e tyre seksuale.

Kjo është gjëja më e gabuar sipas mjekut në fjalë, sepse pakujdesia e mjekëve në këtë rast, sjell dëmtime të shëndetit të pacientëve. Mirëpo, të tillë mjekë të pakujdesshëm ka kudo dhe ne duhet të dimë të mbrohemi vetë me sa të mundemi. Ndaj, gjithmonë që do të kryeni një procedurë radiologjike, grafi, skopi, rezonancë apo skaner, gjithmonë kërkoni një përparëse plumbi prej mjekut, sepse kështu ju mbroni veten tuaj, kur mjekët nuk janë të kujdesshëm.

Mjeku Celeste ka pranuar që rrezatimet nuk janë të rrezikshme, kur përdoren në dozat e duhura. Madje, edhe ekzaminimet si kemioterapia, nuk sjellin probleme në shëndet. Është vënë re se tek të sëmurët me kancer, humbet përkohësisht aftësia riprodhuese gjatë periudhës së kemioterapisë, e cila rikthehet më vonë me përfundimin e kemioterapisë.

Mirëpo, pavarësisht këtyre përfundimeve, kujdesi duhet treguar në rastet e ekspozimeve të vazhdueshme ndaj rrezatimeve, sepse askush nga ne nuk do të donte të shkonte për t’u shëruar dhe vite më vonë t’i shfaqej kanceri në një organ, apo të mësonin se kanë humbur fertilitetin si pasojë e një ekzaminimi të rekomanduar prej mjekëve. Për këtë arsye, jini kërkues ndaj tyre për të mbrojtur shëndetin tuaj. Fillimisht pyetini nëse ai ekzaminim është i nevojshëm dhe më pas kërkojini të jenë të kujdesshëm përgjatë gjithë procedurës imazherike. /Bota.al/

Next Post
Eksperti boshnjak i sigurisë: Vetëm shërbimi sekret serb e gjen vrasësin e Ivanoviqit

Eksperti boshnjak i sigurisë: Vetëm shërbimi sekret serb e gjen vrasësin e Ivanoviqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

Sinjalet që vijnë nga SHBA për flamingot e Tiranës

August 23, 2026
Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

Zelensky kërkon rritjen e presionit ndaj Rusisë, thirrje për miratimin e projektligjit të sanksioneve dhe raketat Patriot

August 23, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Faturën e paguan populli që punon

August 23, 2026
Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

Pas 7 orësh përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit e PS, zbardhen diskutimet

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com