• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksporti ynë në 5 vite, a ka lëvizur ekonomia shqiptare?

by Java News
09/07/2019 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Tekstilet dhe këpucët’ mbajnë padyshim  vendin e parë si grupmallrat që Shqipëria eksporton më shumë. Nga viti në vit, sipas Institutit të Statistikave, shifrat kanë ndryshuar ndjeshëm.

Nëse në vitin 2014 Shqipëria ka eksportuar 85.9 milionë lekë grupmallra ‘tekstile dhe këpucë’, në vitin 2019, vlera e këtyre grupmallrave në eksport ka qenë 117.3 milionë lekë. Në 5 vite, kjo vlerë ka ndryshuar me më shumë se 37.8 milionë lekë.

Po njësoj, edhe grupmallrat ‘materiale ndërtimi dhe metale’ kanë ndjerë një rritje të konsiderueshme. Në vitin 2018, sipas INSTAT, Shqipëria ka eksportuar 53.1 milionë lekë grupmallra ‘materiale ndërtimi dhe metale’, ndërkohë që në vitin 2014, kjo vlerë ka qenë 37.1 milionë lekë, pra rreth 16 milionë lekë më pak.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me eksportin e ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Këto grupmallra, në 5 vite, Shqipëria i ka eksportuar me 15.5 milionë lekë më shumë si vlerë.

INSTAT tregon se në 2014- ën, eksporti i grupmallrave ‘ushqim, pije, duhan’ ka qenë në vlerën e 16.7 milionë lekëve. Pesë vite më vonë, eksporti i këtyre grupmallrave ka kapur vlerën e 32.3 milionë lekëve.

Sipas statistikave të INSTAT, edhe eksporti i grupmallrave ‘makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi’ ka ndryshuar ndjeshëm përgjatë viteve 2014 – 2018.

Në vitin 2014, eksporti i këtyre grupmallrave ka qenë në vlerën 9.2 milionë lekë, në 2015- ën, 10.7 milionë lekë, në 2016- ën, 11.2 milionë lekë, 15 milionë lekë në 2017- ën, ndërsa në vitin 2018, kjo vlerë ka shënuar 18 milionë lekë.

Eksporti i grupmallrave ‘produkte kimike dhe plastike’, gjithashtu bën pjesë tek grupmallrat që ka rritur ‘sadopak’ eksportin shqiptar. Në vitin 2014, Shqipëria ka eksportuar 3.3 milionë lekë grupmallra ‘produkte kimike dhe plastike’, ndërsa në 2018- ën, kjo vlerë ka qenë 6.1 milionë lekë.

Por, INSTAT tregon se rënie të theksuar eksporti, kanë ndjerë grupmallrat ‘Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike’. Këto të fundit, në pesë vite, kanë ulur eksportin vendas me 29.4 milionë lekë.

Në vitin 2014, Shqipëria i ka eksportuar këto grupmallra në vlerën 85.8 milionë lekë; në vitin 2015, kjo vlerë ka qenë 64.5 milionë lekë, duke u diferencuar me 21.3 milionë lekë.

Po njësoj, rënia në vlerën e eksportuar të këtyre mallrave është ndjerë edhe në vitin 2016, në të cilin Shqipëria ka eksportuar grupmallra ‘Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike’ në vlerën 46.5 milionë lekë.

Në vitin 2017, kjo vlerë shënoi 43 milionë lekë, derisa në vitin 2018, Shqipëria arriti në 56.3 milionë lekë eksport grupmallrash ‘Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike’.

Nga ana tjetër, grupmallrat që në këtë pesëvjeçar, kanë ndjerë ‘luhatje’, janë ‘lëkurë dhe artikuj prej lëkure’ dhe ‘prodhime druri dhe letre’.

Megjithatë, edhe pse në ndonjë vit diku më pak, e në ndonjë vit diku më shumë, eksporti i këtyre grupmallrave përgjatë viteve 2014-2018 ka mbajtur përgjithësisht ‘të njëjtën rrymë’. (Scan)

Next Post
Fenomeni pas BREXIT, 750 mijë europianë kërkojnë rezidencë në Britaninë e Madhe

Britania shpall “non grata” “Russia Today”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

Orbán, rënia e “të mbrojturit” të Merkelit që u largua nga PPE: Grushti i fortë ndaj migrantëve, komunitetit LGBT dhe mediave

April 13, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

April 13, 2026
Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

Transformohet shkolla “Kolë Idromeno”, Rama: Kushte moderne për mbi 400 gjimnazistë

April 13, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Nafta rikthehet mbi 100 dollarë pasi SHBA-të njoftuan se do të bllokojnë portet iraniane

April 13, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In