• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksporti i produkteve në Kubë Ekonomi takon ambasadorin Jorge

by Java News
15/10/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi  priti në ambientet e MZHETTS  e ambasadorin e Kubës në Bullgari Pedro Pablo San Jorge, i cili mbulon edhe Shqipërin dhe qëllimi i takimit lidhej me intensifikimin e  marrëdhënieve tregtare edhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Kubës pasi është larg potencialit që ekziston.

Ekonomi shprehu nevojën e  firmosjes të një Memorandumi Mirëkuptimi i cili do të promovojë zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve  dy palëshe pasuar nga memorandume të bashkëpunimit ekonomik, investimeve  si dhe ato për turizmin.

Duke u ndalur në shkëmbimet tregtare ministrja Ekonomi u shpreh se “ eksportet shqiptare të   bulmetit, vajit te ullirit, mjaltit dhe bimëve medicinale tashmë janë  shumë të suksesshëm në tregjet botërore. Sëbashku me komunitetin e biznesit duhet të shikojmë mundësitë që këto produkte Made in Albania të mbërrijnë edhe në tregjet kubaneze”.

Ndërkohë ministrja e ekonomisë i  theksoi ambasadorit edhe nevojën e shkëmbimit kulturor nëpërmjet turizmit dhe jo vetëm.

Ministrja në vazhdim të bisedës u shpreh se “qeveria shqiptare e inkurajon Kubën për të shqyrtuar qëndrimin e saj në njohjen  e pavarësisë së Republikës së Kosovës”, gjë të cilën nuk e ka bërë ende.

Për këtë ambasadori u shpreh  se “çështja është duke u marr në konsideratë nga qeveria e Kubës”.

Gjatë bashkëbisedimit  ambasadori Pedro Pablo San Jorge e vuri theksin në  rëndësinë e hartimit të protokolleve të bashkëpunimit në shumë fusha midis dy vendeve.

Duke i bërë një panoramë të situatës në Kubë, ambasadori  shprehu qasjen e politikës së Kubës kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja në vend dhe suksesit të arritur me shumë vende të Bashkimit Evropian.

“I vlerësoj  mundësitë e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve dhe shikoj se ekzistojnë  oportunitete  tregtare të shumta mes Kubës dhe Shqipërisë. Investimet shqiptare në Kubë janë të mirëseardhur” u shpreh ambasadori Pedro Pablo San Jorge.

Në këtë kuadër Ambasadori e pranoi propozimin e ministres Ekonomi për nënshkrimin e  një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve, përfshi edhe shtimin e kontakteve midis institucioneve përkatëse.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në turizëm, e sidomos tërheqjen e investimeve në marinat detare dhe fushat e golfit. Sikurse edhe për tërheqjen e investimeve shqiptare drejt Kubës  në energji, atë te ujit dhe të erës, duke e konsideruar vendin tonë me eksperiencë në sektorin hidroenergjetik.

Ai përmendi gjithashtu interesin e pasjes të investimeve shqiptare  në fushën e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, ndërtimit dhe infrastrukturës si dhe të eksportimit të produkteve shqiptare drejt Kubës.

Next Post
Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri: Një proces i brishtë drejt normalizimit

Pse opozita si Beogradi kundër Edi Ramës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

“Territorialja”, Balla-opozitës: Reflektoni, përndryshe vijohet me formulën e PS-së

February 2, 2026
E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

E pickoi gjarpri në gjumë, humb jetën në moshën 26-vjeçare këngëtarja

February 2, 2026
Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës

February 2, 2026
Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

Pikëkalimi në Rafah rihapet në mënyrë të kufizuar pas dy vjetësh lufte

February 2, 2026
FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

FOTO/ Mozaiku i Tiranës emërohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”, nga revista prestigjioze e arkitekturës

February 2, 2026
A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

A do të ketë arrestime? Departamenti Amerikan i Drejtësisë reagon për dokumentet e publikuara nga dosja “Epstein”

February 2, 2026
Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

Trafiku po e bën Tiranën të pajetueshme, por kush merret me të?

February 2, 2026
Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën e sigurisë

February 2, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

Matura Shtetërore 2026/ Nis plotësimi i formularit A1, Kumbaro: Zgjedhja që bëni sot do t’ju orientojë drejt fazës tjetër të studimeve

February 2, 2026
Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

Vidhte targa automjetesh për t’ua shitur personave me precedent penal, në pranga 36-vjeçari në Durrës

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In