• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksportet në rënie, 8 % më pak gjatë 5 muajve të parë të vitit

by A R
28/06/2016 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet përshpejtuan ritmet e rënies duke u tkurrur me 8% për periudhën janar-maj 2016, për të zbritur në 95 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara sot nga INSTAT. Për 4 mujorin rënia vjetore kishte qenë 6%. Dy janë grupet kryesore që po ndikojnë në këtë tendencë negative të eksporteve.

Së pari, Mineralet, “lëndët djegëse dhe energjia”, që për 5 mujorin kanë rënë me 48% me bazë vjetore në vlerë, duke reflektuar konjukturën e pafavorshme ndërkombëtare, si me çmimet e ulëta, ashtu dhe me tkurrjen e interesit për të blerë naftën shqiptare që ka një cilësi të dobët. Efekt negativ ka dhënë edhe ulja e eksporteve të energjisë. Pesha e këtij grupi ka rënë ndjeshëm në 16% nga 28% të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Grupi i dytë që ka ndikuar në tendencën rënëse ka qenë ai i materialeve të ndërtimit dhe metaleve, që është tkurrur me 27% për 5 mujorin. Falimentimi i Kurum, eksportuesit më të madh të metaleve në vend, ka dhënë ndikimin kryesor në këtë tendencë. Pesha e këtij grupi ka rënë në 13% nga 16% në 5 mujorin 2015.
Grupi i vetëm që po shënon një ecuri pozitive këtë vit, është ai i tekstileve dhe këpucëve, që është zgjeruar me 24% me bazë vjetore për periudhën janar-maj 2016. Flamur Hoxha i Kler, një prej sipërmarrjeve më të mëdha tekstile e pranon tendencën rritëse dhe thotë se ajo vjen më së shumti si rrjedhojë e rritjes së vlerës së shtuar. Megjithatë, ai shton se industria po punon nën potencial, duke pasur parasysh kërkesat e larta që ajo ka nga furnitorët e huaj, teksa rritja e kostove (nga taksat dhe energjia elektrike) po e bën atë gjithnjë e më pak konkurruese. Pesha e grupit të tekstile e këpucë ka arritur në 47% për 5 mujorin, duke e bërë vendin tepër të varur nga ky sektor, që ka si avantazh kryesor krahun e lirë të fuqisë punëtore.

Me ecuri pozitive vazhdojnë eksportet e ushqimeve, pijeve e duhanit që janë rritur me 33%. Gjithsesi, rritja e këtyre dy grupeve ka qenë e pamajftueshme për të amortizuar tkurrjen e lartë të lëndëve djegëse e metaleve.

Dy grupe që kanë pasur ecuri të mirë vitet e kaluara, duke u rritur me vlera dyshifrore, ai i prodhimeve druri dhe letre dhe makineri e pjesë këmbimi kanë rezultuar me rënie këtë vit, duke mos arritur të diversifikojnë gamën e eksporteve dhe të shkojnë përtej shitjes së lëndëve të para dhe krahut të lirë të fuqisë punëtore./a.m.

Next Post

VIDEO/ Ja sesi vepronin hajdutët që vodhën 30 banesa në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In