• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eksportet, bamjet shqiptare më të kërkuarat

by A R
25/04/2018 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipërfaqe të tëra toke po mbillen masivisht me bamje nga fermerë të ndryshëm në shumë zona të vendit. Perspektiva e favorshme për t’i eksportuar ato drejt tregjeve të huaja ka bërë që fermerët të rrisin sasinë e prodhimit të tyre. Padyshim, bamja qëndron në majë të piramidës ushqimore si një super zarzavat.

Mesi i muajit prill është koha më e përshtatshme për nisjen e kultivimit të kësaj perimeje fantastike në vlera ushqyese dhe shumë fermerë kanë zgjeruar dukshëm plantacionet e mbjella me bamje. Bamja kërkon klimë të ngrohtë ndaj dhe muaji prill konsiderohet se periudha më ideale për nisjen e kultivimit të saj.

Do të duhen vetëm dy muaj dhe më pas ajo është gati për të prodhuar dhe për t’u mbledhur.Sipas të dhënave të AgroWeb.org gjatë këtij muaji, fermerët kanë rritur sipërfaqet e mbjella me bamje në përpjekje për t’iu përgjigjur kërkesave në rritje për këtë perime.

Interesi i Tregjeve të Huaja në Rritje

Bamja qëndron në krye të listës së perimeve me interes nga grumbulluesit e tregjeve të huaj. Varietet shqiptare të bamjes janë shumë të kërkuara si nga tregu vendas ashtu edhe për eksport. Mund të përmendim bamjen e Oblikës e cila karakterizohet nga një trup i shkurtër me lartësi 40-50cm dhe 2-3 degëzime. Fruti përbëhet nga pesë brinjëzime me formë piramidale me gjatësi 8.5 cm dhe perimetër rreth 3.35cm. Po ashtu, nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se edhe kultivari vendas Libohova është një tjetër varietetet i kërkuar nga tregu. Është cilësia e tyre e mirë dhe përmbushja e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Europian ajo që po i afron tregjet e huaja drejt eksportit të bamjeve por edhe prodhimeve shqiptare në përgjithësi.

Më të preferuarat e shqiptarëve

Bamja është ndër perimet e preferuara të shqiptarëve. Amvisat kujdesen t’i përdorin bamjet në receta të ndryshme duke përgatitur gjellë të shijshme, tava të mrekullueshme, turshi etj. Bamjet janë fantastike jo vetëm për shijen e tyre por mbi të gjitha për vlerat ushqyese që kanë. Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Bamja është e pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë. Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit. Është e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalçiumin, magnezin. Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në mpiksen e gjakut./AgroWeb/a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

"Dashuria ime..." Reagon me mesazh prekës partnerja e Izet Haxhisë, kontrollon llogarinë e...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com