• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksponenti i PD flet sërish për armatosjen e popullit…

by A R
29/03/2018 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisur nga grabitjet e fundit, rreth 500 në dy muajt e fundit në të gjithë vendin, ish-deputeti i PD, Asllan Dogjani deklaroi në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të drejtuar nga Denis Minga, se populli duhet që të armatoset për të përballuar situatën, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit.

Dogjani thotë se derisa shteti nuk të mbron dot, qytetari duhet të mbrohet vetë duke u armatosur.

“Kush ka mundësi e blen një armë, që shkon 1 mijë deri në 2 mijë euro, por shumica nuk kanë mundësi. Ligji ka kaluar.

Për mendimin tim duke parë pafuqinë e shtetit, që sot krimi ka dalë jashtë kontrollit dhe je i pasigurt, situata është kaq e rëndë dhe policia nuk është në gjendje, për mendimin tim duhet ta mbajnë qytetarët një armë në shtëpi, që të mbrohen.

Por kjo prapë nuk e zgjidh, nuk parandalon kriminalitetin në rrugë, apo vjedhjen e bankave” tha ai.

Edhe Erzen Breçani, ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës dhe militant i PD-së, është i të njëjtit mendim, që populli duhet që të armatoset.

“Për mendimin tim, populli duhet të armatoset. Ligjin e kam pasur parë edhe para se të kalonte, nuk ka kaluar sikur ka qenë.

Ka të drejtë që të marrë armë cdo person, por ka disa kushte; merret informacion nga policia, që i plotëson kushtet, nëse ka pasur probleme, kurrë nuk merr armë kontingjenti i krimit. Por është hequr një pjesë e ligjit, që cdo punonjës i policisë edhe kur del në pension duhet të mbajë armën” tha ai.

Dy vite më parë e njëjta thirrje për armatosjen e popullit u bë nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit. Asokohe Berisha duke akuzuar qeverinë Rama si “organizatë kriminale” u shpreh se “Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen”. Thirrja e ish-kryeministrit Berisha ngjalli debat të fortë dhe reagime brenda dhe jashtë vendit./a.m.

Next Post
Nis monitorimi ajror kundër kanabisit, risitë e operacionit këtë vit

Nis monitorimi ajror kundër kanabisit, risitë e operacionit këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In