• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eksplozivi në Fushë Krujë, dyshime për lidhje me arrestimet për drogën

by Java News
30/03/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksplozivi i vendosur në banesën e shtetasit Roland Tema dje në Greps të Niklës dyshohet se ka lidhje me bandën e drogës së Fushë-Krujës, e cila u shkatërrua disa ditë më parë, shkruan Panorama.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në fshatin Greps, Nikel, Krujë, ku si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, duke u thyer një xham i mjetit tip fuoristradë “ML”, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i parkuar në afërsi të banesës.

Shpërthimi ka krijuar panik ndër banorë. Burime nga grupi hetimor thanë për Panoramën se lënda plasëse ishe hedhur disa metra larg banesës së 36- vjeçarit, i cili njihet nga policia si person me precedentë të mëparshëm penalë, por pranë automjetit të tij. Qëllimi dyshohet të jetë presion, për të trembur Roland Temën dhe të hapte panik te familjarët e tij.

Roland Tema ka deklaruar për Policinë se nuk ka asnjë ide kush mund të ketë qenë personi që e ka hedhur lëndën plasëse, duke theksuar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë përgjatë këtyre viteve të fundit.

Personi të cilit iu vendos eksploziv është i afërm me anëtarët e bandës së Fushë-Krujës që u shkatërrua pak ditë më parë nga policia. Efektivat e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e Krujës ka shoqëruar disa persona për të mësuar më shumë rreth ndonjë konflikti të mundshëm të Roland Temës, mes tyre edhe persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Të premten e shkuar, Policia e Durrësit zhvilloi një aksion në këtë zonë, duke kapur 6 persona me 20 kg kanabis. Në operacionin e koduar “Greps” u bë arrestimi i Ylli Temës, 33 vjeç; Artur Temës, 27 vjeç, Gëzim Temës, 37 vjeç, banues në Greps, Fushë-Krujë, si dhe Indrit Kapllanit, 31 vjeç, Gani Ramës, 47 vjeç dhe Edmond Matjas, 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Sipas grupit hetimor, arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Greps, në Fushë-Krujë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gëzim Tema, të pranishëm ishin edhe shtetasit e tjerë të arrestuar, që u kapën në flagrancë duke paketuar një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta shitur në qytetin e Fushë-Krujës.

Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, një mjet luksoz tip “BMW” me targa AA 303 KZ, mjeti tip “Audi” me targa AA 949 LE dhe 12 aparate telefoni celularë.

Panorama

Next Post

Pse e fshiu Irina këtë foto nga Instagrami (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In