• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eksplozivi ndaj makinës në Vlorë/ Prokurori që hetoi nga pronat tek ish-kreu i bashkisë

by Java News
22/12/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimet janë përqendruar te dosjet që prokurori Albert Kuliçi drejton në hetime. Prej vitesh, ai punon në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndërsa dosjet që ka kaluar në duar kanë qenë mjaft të “nxehta”.

Kuliçi është zëvendësdrejtor i Prokurorisë dhe drejtues i sektorit Task-Forcë. Albert Kuliçi, me origjinë nga Tropoja, ka pasur në dorë vitet e fundit çështjet më të bujshme në Vlorë, duke filluar nga skandali i tjetërsimit të pronave në Karaburun dhe Zvërnec, ku i përfshirë ishte edhe biznesmeni Pëllumb Petritaj dhe 4 zyrtarë që u dënuan me burg, deri te koncesioni i parkingjeve në qytetin bregdetar, i cili u anulua, pasi u konstatuan një seri shkeljesh. Kuliçi ka hetuar gjithashtu edhe një aferë në “Albpetrol”, si dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros për një pallat 11-katësh në Vlorë, për të cilin u akuzua për shpërdorim detyre ishkryebashkiaku Shpëtim Gjika.

DOSJA E SHPËTIM GJIKËS

Disa vite më parë, prokurori Albert Kuliçi hetoi dosjen e lidhur me koncesionin e parkimeve private në Vlorë. Shpëtim Gjika, në cilësinë e kryetarit të bashkisë, Ardian Musta, në cilësinë e nën/ kryetarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi, Arben Beqiraj, Taulla Zanaj, Gentian Sherifaj, Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga Prokuroria e Vlorës për çështjen e koncesionit 15- vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës. Në shkurt 2019, Prokuroria e Vlorës (Albert Kuliçi) ngriti ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë.

TJETËRSIMI I PRONAVE

Kuliçi ka patur dhe dosje të tjera të lidhura me çështjen e pronave, kryesisht në bregdet. Së fundmi, ai ka hetuar dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit dhe Karaburunit, që u cilësua si skandal. Në qendër të vëmendjes në këtë dosje ishte biznesmeni Pëllumb Petritaj. Ndaj tij, në datën 14 nëntor, Kuliçi kërkoi rikthimin në burg pas lirimit me garanci pasurore, kërkesë që u pranua nga Shkalla e Parë e Gjykatës Vlorë, por u hodh poshtë nga Gjykata e Apelit.

KREU I GJYKATËS

Lidhur me ngjarjen, kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci është shprehur se shkak për këtë është bërë detyra e prokurorit. Ai e ka cilësuar këtë si një akt burracakësh, për shkak të profesionit si prokuror të Kuliçit, ndërkohë vetë deklaroi se nuk ndihet i kërcënuar. Ai bëri një apel të fortë për ata që i kanë grabitur pronat, duke i paralajmëruar se “nuk do t’i gëzojnë”.

“Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit dhe kjo është një vepër e shëmtuar burracakësh dhe frikacakësh. Por gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjigjen në seanca vetëm me vendime publike. Unë vetë nuk ndihem asnjëherë i kërcënuar dhe e bëj detyrën për t’i shërbyer qytetarëve. Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Republikës së Shqipërisë, profesionalisht dhe të gjitha pikëpamjet. Janë mbi 4 milionë euro të sekuestruara nga 6 dhjetori në masat provizore dhe është e vetmja pistë e profesionit dhe ushtrimit të detyrës së prokurorit”, është shprehur Haluci.

Next Post
Horoskopi ditor, e mërkurë 6 shkurt 2019

Horoskopi/ Ja si do sillen shenjat më 22 dhjetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
“Varrosje për së gjalli”- Katër ish-liderët e UÇK u dënuan me 81 vite burg, Rama nga Miçigani: Populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

“Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë”, Rama: SPAK nxori “sekrete” hetimore

September 27, 2026
Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

Çështja e Vlora Hysenit, Rama: Përgjegjësi individuale, nuk provon se qeveria është e korruptuar

September 27, 2026
Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Rama pas hetimit ndaj Hysenit: Çështja do trajtohet seriozisht në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

September 27, 2026
SHBA ndalon importin e bakrit nga Serbia, Vuçiç: Po paguajmë çmimin e përplasjes mes fuqive të mëdha

Dorëhiqet Vuçiç: Nder i madh të isha president, do t’i kujtoni këto vite…

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com