• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertja: Në raundin e dytë sistemi zgjedhor në Greqi funksionon me “favore” apo “bonuse”

by Java News
22/05/2023 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e së dielës në Greqi asnjëra nga partitë nuk mori shumicën absolute të deputetëve në Parlamentin grek. Në këto kushte, shteti fqinj mund do shkojë sërish në raundin e dytë, por kësaj here jo me sistemin aktual zgjedhor.

Hulumtuesja Eda Gemi tha për “Ballkan Update” në ABC News se në raundin e dytë, i cili pritet të mbahet në fillim të korrikut do aplikohet sistemi proporcional i përforcuar, sipas të cilit partia që merr 25% të votave merr automatikisht 25 deputetë plus, duke i krijuar kështu komoditetin dhe shumicën absolute në parlament.

“Ne aktualisht flasim për sistemin proporcional të thjeshtë, nëse partia nuk merr shumicën, shkojmë në zgjedhjet të dyta, të cilat do kryhen jo më me sistemin proporcional të thjeshtë, por me sistemin proporcional të përforcuar. Raundi i dytë, pra, nëse nuk ka fitues nga raundi i parë, që pre supozohet në fillim të korrikut do jete sistemi proporcional i përforcuar, ku kemi sistemin e bonuseve. Partia që merr 25 % të votave, automatikisht ka bonus me 20 mandate më shumë dhe është i përshkallëzuar”, tha ajo.

Në zgjedhjet e djeshme partia e Kyriakos Mitsotakis Demokracia e Re, e cila është parti konservatore, mori një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur partinë e së majtës së thellë  Syriza, e cila qeverisi nga viti 2015 deri në vitin 2019, me 20.1%.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Brendshme të Greqisë, Demokracia e Re pritet të sigurojë 145 vende në parlament, vetëm gjashtë vende më pak nga se i duheshin për të krijuar një shumicë absolute në Parlammentin grek prej 300 vendesh.

Nga dita e sotme, sipas ligjit, presidentja greke Katerina Sakellaropoulou do t’u japë partive kryesore Demokracisë së Re, Syriza-s dhe PASOK-ut socialist tre ditë kohë për të tentuar të formojnë një qeveri koalicioni.

Nëse këto përpjekje dështojnë, atëherë Sakellaropoulou do të emërojë një qeveri të përkohshme për të përgatitur zgjedhjet e reja rreth një muaj më vonë.

Në këto zgjedhje garuan edhe shtatë kandidatë shqiptarë nga parti të ndryshme greke, por asnjëri prej tyre nuk arriti dot të zgjidhej deputet./m.j

Next Post
Emri/ Vrasja në Kavajë, policia identifikon autorin, ofron 10 mijë euro shpërblim për ata që japin informacion për kapjen e tij

Emigrant në Britaninë e Madhe, autori i dyshuar i vrasjes në Kavajë erdhi në Shqipëri për të marrë hakun e vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

Azilkërkuesit e kthyer nga Britania në Francë denoncojnë dhunë fizike e psikologjike, “The Guardian”: Probleme shëndetësore, njëri prej tyre…

September 14, 2026
“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

“Çmenduri” dhe panik në avionin e “American Airlines”, pasagjerja zhvishet dhe provokon udhëtarët me veprime të pahijshme!

September 14, 2026
Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

Premier League pranon gabimin: Goli i Haaland ndaj Manchester United nuk duhej të ishte quajtur i rregullt!

September 14, 2026
“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

“Gati për mision”- Trajnim dhe stërvitje e përbashkët e forcat shqiptare dhe amerikane! Aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës dhe Komandën Tokësore

September 14, 2026
Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

Kriza gjeopolitike, kryeministrja e Danimarkës: Shpresojmë për një rrugë paqësore me SHBA-të për Arktikun dhe Groenlandën!

September 14, 2026
Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së më 16 shtator, Policia e Kosovës njofton marrjen e masave, kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe…

September 14, 2026
Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

Nga “Spider-Man” tek “Odyssey”, Tom Holland bëhet aktori me fitimet më të larta në histori! Kalon dhe Scarlett Johansson

September 14, 2026
U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

U shkurtua gjatë pandemisë, Papa Leoni XIV rikthen 10% të pagës së kardinalëve! Shfuqizon vendimin e vitit 2021 nga Papa Françesku

September 14, 2026
"Ajo që po ndodh në Spanjë është kaq e trishtueshme", Trump: Madridi nuk ka kontroll mbi kufijtë e tij -

Trump sulmon CEO-n e Anthropic: Kujdes! SHBA është përpara Kinës në garën e Inteligjencës Artificiale

September 14, 2026
“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shuhet i mbijetuari më i vjetër i Holokaustit, i mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vite!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com