• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertja e ISHP tregon situatën në shkolla: Ja pse fëmijët nuk duhet të kthehen direkt në mësim edhe pas tamponit negativ

by Ardit Rada
01/10/2020 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertja e Inspektoratit Shëndetësor Publik, Eugena Tomini, foli në rubrikën “Opinion”, në News24, për ecurinë e vitit të ri shkollë në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Tomini tha se strukturat arsimore dhe prindërit kanë zbatuar me përpikmëri masat anti-Covid, duke theksuar se ka pasur edhe raste infektimi, ku janë marrë masat e izolimit të personave, apo edhe të një klase.

Sipas ekspertes së ISHP, është ende shumë shpejt për të folur për një skenar të errët të mbylljes së shkollave, duke shtuar se aktualisht ekzistojnë disa skenarë për situata të ndryshme, me të cilat mund të përballemi në vijim.

“Ka pasur sensibilizim nga të gjitha strukturat arsimore, por edhe nga prindërit, për të zbatuar me përpikmëri masat. Kemi evidentuar kontakte të ngushta dhe i kemi izoluar. Nga ana tjetër kemi izoluar një klasë të tjerë, por nuk kemi evidentuar raste pozitive të kontaktit të të infektuarit.

Ekzistojnë disa skenarë, nëse do të ketë shpërthim të virusit, por është ende herët. Jemi duke monitoruar në mënyrë intensive për të evidentuar në kohë çdo rast. Jemi akoma herët për të thënë nëse do të shkojmë drejt një skenari të errët, për mbylljen e shkollave”, tha Tomini.

Ndërkohë, Tomini iu përgjigj pyetjes së një prindi, i cili ngrinte shqetësimin se “Fëmija im kishte temperaturë, e hoqa nga shkolla, i bëra tamponin, por kam katër ditë që nuk marrë përgjigje. Si do bëhet me të?

Tomini: Një personi që i merret tamponi nuk do të thotë që rasti është negativ. Nuk nxitojmë për ta kthyer direkt në shkollë, pasi së pari na intereson shëndeti. Mund të kemi edhe mësues që iu del tamponi në shkollë, por nuk duhet të nxitojmë për t’i kthyer në shkollë, sepse shenjat mund të dalin më vonë. Zotëria mund të më kërkojë ndihmë mua ose strukturave përkatëse, por e theksoj se në periudhë pandemie mund të kemi vonesa në përgjigje, por jo neglizhencë. Në rastin në fjalë mund të interesohem dhe të marrë informacion të detajuar, por edhe nëse fëmija del negativ, ai nuk mund të kthehet direkt në shkollë.

/e.rr

Next Post
Trafikonte kokainë, shqiptarit në Itali i gjenden edhe bizhuteri e para

Kërcënoi ish-të dashurën me armë, pranga shqiptarit në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In