• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertiza/Shpërthimi në makinën e Ervin Memos u aktivizua me celular

by Java News
19/08/2018 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka dalë ekspertimi për tritolin e vendosur në makinën e 38-vjeçarit Ervin Memo në 21 prill 2018 në Fier. Sipas ekspertëve kriminalistikë lënda eksplozive e vendosur në makinën e Memos ndodhej brenda në kroskot, në anën e djathtë të tij dhe është aktivizuar me anë të celularit. Ekspertët kriminalistikë pas ekspertimit që i kanë bërë makinës tip Benz me targa AA 270 IV, kanë dalë në përfundimin se lënda plasëse është aktivizuar me anë të një thirrjeje telefonike.

Tashmë po punohet nga policia për të verifikuar numrin celular që ka kryer thirrjen. Ka qenë vendodhja e eksplozivit në kroskot ajo që ka sjellë shkatërrimin e plotë të mjetit si edhe shpëtimin e jetës së Memos. 38-vjeçari doli vetë nga makina.

Ekspertët kanë thënë se presioni i krijuar nga shpërthimi i eksplozivit është përqëndruar në drejtim të ndenjëses së pasagjerit. 38-vjeçari Ervin Memo ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit duke marrë kështu goditje që i sollën vetëm dëmtime në lëkurë por pa pasoja të rënda për jetën.

Ngjarja

Më 21 prill të këtij viti, në qytetin e Fierit një shpërthim i fortë tronditi banorët e lagjes 29 nëntori, rreth orës 22:45.

Në momentin kur Ervin Memo hipi në makinën e tij tip Benz dhe e ndezi, një shpërthim i fortë bëri që makina të shkatërrohej thuajse totalisht. Në vendin ku ndodhi shpërthimi, shkuan menjëherë qytetarë, policia, dhe ambulanca që panë sesi Memo shpëtoi për mrekulli nga ky atentat.

38-vjeçari arriti të dalë nga makina dhe me këmbët e tij kaloi anën tjetër të rrugës. Fillimisht u dyshua se ky shpërthim ishte bërë me një bombë artizanale me celular, ndërsa ekspertiza e pak kohëve më parë e vërtetoi këtë fakt.

Ende nuk është identifikuar autori i mundshëm i ngjarjes megjithëse u sekuestruan menjëherë kamerat e sigurisë. Ende nuk dihen arsyet e këtij atentati, pasi vetë Memo ka thënë para hetuesve se nuk ka konflikte të tjera, veç atyre për pronat e tij. Familja e 38-vjeçarit ka disa prona në qytetin e Fierit, pranë unazës së re,  ku ndodhet ndërtuar një pallat që është në proces legalizimi, përgatiti Shqiptarja.com.

Next Post
Lajmi i rëndë/ Mbytet kosovari që kish ardhur nga Amerika

Lajmi i rëndë/ Mbytet kosovari që kish ardhur nga Amerika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In