• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertiza konfirmoi dhunën, prokuroria rimerr në pyetje Xhisielën dhe djalin e deputetit

by A R
29/09/2018 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi ekspertiza mjekoligjore nxori raportin në lidhje me dëmtimet fizike që ishin konstatuar në trupin e Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë sërish në pyetje në Prokurorinë e Krujës gjatë paradites së të shtunës.

Burime të Top Channel bëjnë me dijë se kësaj radhë vajza ishte pyetur në lidhje me dëmtimet që kishte konstatuar ekspertiza mjekoligjore në trupin e saj, si djegie cigareje në kofshe apo shenja dhunë në shpatull që shkaktojnë paaftësi të e përkohshme deri në 9 ditë.

Burimet pohojnë se Xhisiela është pyetur dhe për mënyrën se si dhe nga kush ishin shkaktuar këto dëmtime. Pothuajse paralelisht është marrë në pyetje edhe ish i dashuri i Xhisielës Rexhep Rraja.

Burimet nuk bëjnë të ditur dëshmitë detaje nga dëshmitë e Xhisielës dhe Rexhepit, por kanë konfirmuar se në analize të këtyre dëshmive dhe raportit, mjekoligjor, pritet të dilet në një përfundim zyrtar mbi fatin e kësaj çështje.

Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore të komisariati të Fushë Krujës, Gentian Çitozi i cili dyshohet së nuk ka zbatuar procedurat standarde duke mos i afruar mbrojtje ligjore të dëmtuarës Xhisiela Maloku, ka dëshmuar përpara oficerëve të SHÇBA se ai kishte marrë dijeni për këtë ngjarje nga salla operative pas denoncimit që e dëmtuara kishte bërë në komisariatin nr 3 në Tiranë.

Ai ka pohuar se kishte thirru Rexhep Rrajën, i cili ishte paraqitur në komisariatin e policisë të Fushë Krujës së bashku me Xhisielën, dy avokatë dhe një psikologe.

Në këtë seancë Çitozi deklaron se Xhisiela ka hequr dorë nga denoncimi ndaj Rexhep Rrajës. Por një ditë më parë Top Channel intervistoi nëpërmjet telefonit psikologen, Anjeza Kallaku, e cila deklaroi se ishte thirrur nga oficeri i policisë gjyqësore Gentian Çitozi për të asistuar në një tërheqje padie.

Sipas psikologes Çitozi kishte ngulmuar duke i premtuar edhe transportin e saj mbrëmjen e vonë të 20 korrikut, ndërsa ajo ndodhej me pushime. Ndërsa Çitozi deklaron se psikologia kishte ardhur së bashku me Rexhep Rrajen dhe dy avokatë. Aktualisht është Prokuroria e Krujës ajo që do të thotë fjalën e saj në lidhje me këtë çështje, që përshtjelloi edhe politikën në vend.

Next Post
E rëndë në Tiranë, 55-vjeçari i jep fund jetës në mënyrë tragjike

"Na hape punë..." Burri tregon si i dha fund jetës gruaja pasi dogji ullinjtë aksidentalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In