• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertiza/ Dhuna barbare bëri që Agim Arapit t’i binte infarkt

by Java News
13/04/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertiza mjekoligjore ka vërtetuar se 60- vjeçari Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. Ai nuk i ka përballuar dot goditjet me grushte nga pronarët e picerisë, duke pësuar një atak kardiak. Policia e Durrësit ka rindërtuar skenën e krimit ku humbi jetën Arapi. Për këtë ngjarje akuzohen dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, përkatësisht 54 dhe 50 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa faktet e mbledhura sipas policisë vërtetojnë se dhëndri i Kostandinit, Jurgen Kurti, nuk ka marrë pjesë në përplasjen fizike. Palët rezulton se janë konfliktuar me njëritjetrin me sende të forta për motive të dobëta (për një tub aspirimi).

Autorët e arrestuar, Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe shtetasi Jurgen Kurti, i detyroheshin viktimës që t’i paguanin një shumë parash, 13 mijë lekë të rinj, për tubin e aspirimit që kalonte nga dyqani i viktimës.

Viktima ia ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi, të cilët menaxhojnë picerinë. Këta dy të fundit e kanë futur Agim Arapin brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushte. Gjatë kësaj kohe, shtetasi Jurgen Kurti rezulton se ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima e dy vëllezërit Ekonomi).

Pasi e kanë goditur disa herë me shkelma e grushte në pjesë të ndryshme të trupit, si dhe në kokë, ata janë larguar duke tentuar të lëvizin nga vendi i ngjarjes me një automjet, por u kapën nga forcat e Policisë, të cilat mbërritën në kohë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, i dëmtuari është transportuar drejt spitalit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Nga ekspertiza mjekoligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët.

“Viktima nuk kishte plagë të thella në trup apo dëmtime që të ishin vdekjeprurëse. Ne mendojmë se viktima ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën. Pak muaj më parë, ai kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale në zemër, ndaj nuk ka përballuar dot goditjet me grushte, të kryera nga autorët”, thanë ekspertët mjekoligjorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 19:55, në lagjen Nr.1, Durrës, në bulevardin “Epidam”, në një dyqan ushqimor në pronësi të shtetasit Agim Arapi. Burime të Policisë bënë të ditur se 24- vjeçari Jurgen Kurti nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e ndodhur.

Provat e mbledhura e përjashtuan atë nga autorësia e krimit dhe mbrëmë ai është liruar. Vetë i riu gjatë marrjes në pyetje ka mohuar të ketë dhunuar 60-vjeçarin Arapi, i cili gjeti vdekjen dy net më parë në Durrës.

ma.me

Next Post
“Dybala ose te Barcelona, ose te Real Madridi”

Dybala i pashitshëm, gati kontrata e re për talentin argjentinas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com