• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Eksperti zbulon raportin mbi terroristët e ISIS të riatdhesuar në Ballkanin Perëndimor

by Java News
23/09/2022 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adrian Shtuni, eksperti i Sigurisë dhe Politikës së Jashtme, duke folur në lidhje me terroristët e ISIS të riatdhesuar vullneratisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, publikoi për herë të parë raportin, ku analizon rreziqet që mund të vijnë si dhe politikat që mund të ndiqen lidhur me këtë çështje.

Më tej në raport, analizohet operacionet e kontrolluara të riatdhesimit të terroristëve meshkuj, përgjigjet ligjore, ndjekjen penale dhe tendencat e dënimeve në Ballkanin Perëndimor.

RAPORTI

Ballkani Perëndimor: Terroristët e riatdhesuar, tendencat e dënimit dhe rreziqet e sigurisë

Shtetet e Ballkanit Perëndimor Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë të vetmet vende europiane, që kanë riatdhesuar vullnetarisht dhe publikisht luftëtarët terroristë të Shtetit Islamik të arrestuar më parë nga forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri.

Qasja e tyre proaktive e riatdhesimit meriton vëmendje më të madhe. Largimi i kontrolluar i shtetasve të huaj nga burgjet e mbipopulluara zvogëlon rrezikun e kontributit të tyre në një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak dhe lejon një menaxhim më efektiv të rreziqeve të sigurisë. Gjithashtu ofron një mundësi të vlefshme për të studiuar qëndrimet dhe sjelljet e terroristëve të riatdhesuar në mënyrë që të përshtaten më efektivisht politikave dhe rreziqeve të sigurisë.

Ky raport ofron një përmbledhje të operacioneve të kontrolluara të riatdhesimit të terroristëve meshkuj, përgjigjet ligjore, ndjekjen penale dhe tendencat e dënimeve në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu diskuton avantazhet e riatdhesimit, sfidat për menaxhimin efektiv brenda sistemit, efektivitetin e politikave dhe rreziqet e sigurisë që lidhen me terroristët e riatdhesuar si brenda sistemit, ashtu edhe pas lirimit të tyre nga burgu në vitet e ardhshme.

Ai përmban:

31 meshkuj të riatdhesuar (me një përjashtim) ose janë ndjekur penalisht dhe dënuar ose janë duke u përballur me procedime penale dhe hetime për akuzat për terrorizëm.

Dokumentet e gjykatës në çështje të ndryshme konfirmojnë se gjatë bashkimit me Shtetin Islamik, këto terroristë  kanë vepruar me paramendim dhe si pjesë e një grupi, ose në koordinim me rrjetet xhihadiste që veprojnë midis Ballkanit Perëndimor dhe Sirisë, ndonjëherë të lidhura me elementë të Ballkanit Perëndimor në Diasporë e Evropë.

Mesatarisht, terroristët e riatdhesuar të Shtetit Islamik kanë marrë dënime më të gjata me burg në krahasim me të dënuarit e tjerë xhihadistë për terrorizëm në vendet e tyre përkatëse.

Dënimet e dhëna nga sistemi i drejtësisë penale boshnjake dhe kosovare vazhdojnë të kufizohen me dënimin minimal të burgut të parashikuar në Kodet Penale të vendeve të tyre përkatëse. Ato janë gjithashtu dukshëm më të ulëta se mesatarja e dënimit me burg në Bashkimin Evropian për vepra të ngjashme.

Next Post
Përse Princ William s’do ta falë kurrë vëllain e tij? Ekspertja e familjes mbretërore zbulon arsyen

Përse Princ William s'do ta falë kurrë vëllain e tij? Ekspertja e familjes mbretërore zbulon arsyen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

Operacioni në Sarandë, policia del me njoftimin zyrtar: Arrestohen 8 persona dhe 4 efektivë policie

May 15, 2026
Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

Hoxha: Personat pas eliminimit të Martinajt zhdukën edhe trupin për të mos lënë prova

May 15, 2026
Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

Negociatat Izrael-Liban, DASH njofton zgjatjen e armëpushimit me 45 ditë

May 15, 2026
AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

AMP arreston drejtues të Policisë së Sarandës, zbardhen detaje nga aksioni në jug

May 15, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Braçe flet “pa doreza”: Tirana nuk po qeveriset! Ristani të ulë tonet, kryeqyteti me notën 4

May 15, 2026
Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

Trump paralajmëron Tajvanin: SHBA nuk mbështet pavarësinë

May 15, 2026
Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

Debati në PS, Braçe i del në krah Spiropalit: Nuk ka arsye për përjashtim

May 15, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Hetim për ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, arrestohet shefi i komisariatit dhe dy inspektorë

May 15, 2026
Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

Tatimet nisin amnistinë fiskale: Fshihen borxhet e prapambetura dhe gjobat deri në vitin 2024

May 15, 2026
Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

Eurovizioni/ Alis: Gara nuk ka mbaruar, na votoni me numrin 5!

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In