• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti zbulon arsyet: Pse po vjen Blinken në Tiranë, çfarë sfidash rajonale e globale…!

by Java News
10/02/2024 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardian Shtuni, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku komentoi arsyet e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Shtuni tha se vizita e Blinken në Tiranë bëhet në kontekstin e sfidave globale, por dhe atyre rajonale.

Situata e sigurisë në Kosovë është një çështje që sipas ekspertit lidhet ngushtësisht me vizitën e tij në Shqipëri.

Gjithashtu Shtuni tha se me ardhjen e tij, Blinken shpreh vlerësimin për partneritetin besnik që Shqipëria ka treguar ndaj SHBA-ve.

“Shqipëria konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si një partner kyç dhe mjaft i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe është një aleat i qëndrueshëm kur vjen puna te përballja me sfidat globale. Dhe jemi në një kohë kur kemi shumë sfida globale ndaj dhe është e pritshme një vizitë e tillë. Shqipëria ka luajtur një rol deciziv në Këshillin e Sigurimit kur ishte në pozitën si anëtare e përkoshme e Këshillit të Sigurimit në 2023, ku në të njëjtën kohë ishte dhe bashkëpendmbajtëse me Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Janë kohë mjaft të trazuara dhe ka treguar pozitën e saj si një aleate kurajoze, e aftë dhe mjaft e besueshme e Shteteve të Bashkuara. Dhe mendoj se ky është një vlerësim dhe një përgëzim për një punë shumë të mirë, të bërë në mënyrë të paqme, si dhe për rezultate që janë shumë të dukshme në arenën ndërkombëtare për një vend të vogël dhe me kapacitete të vogla siç është Shqipëria. Ka përgëzim për një rol mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria. Janë dhe sfidat që janë në derën e Shqipërisë dhe jo vetëm ato globale. Tentativat për destabilizim në veri të Kosovës dhe përtej dhe Shqipëria ka një rol të rëndëishëm për stabilitetin rajonal. Dhe e fundit është koha pasi u bënë 8 vite nga vizita e dundit e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri”, tha ai.

Eksperti Shtuni shtoi se prioritet kyçe të SHBA-së në Shqipëri janë siguria e vendit, si dhe forcimi i institucioneve demokratike dhe atyre të drejtësisë, të cilat sipas tij mund të jenë pjesë e diskutimeve që do zhvillohen në Tiranë.

“Prioritet e SHBA në Ballkan janë mjaft të qarta, konsolidimi i sigurisë së Shqipërisë është një prioritet kyç, por gjithahstu prioritet kyç është edhe forcimi i institucioneve demokratike dhe gjyqësorit dhe prandaj SHBA-të kanë kohë që po investojnë në Shqipëri. Pastaj kjo është e lidhur me zhvillimet e brendshme dhe ndaj dalin që po hetohen shumë politikanë që kanë qenë në nivele të larta”, tha Shtuni./m.j

Next Post
Nënkryetarja e PD: “Federata opozitare” na kthen para 9 shtatorit. Jemi të humbur

Nënkryetarja e PD: Nëse s'ka konsensus, do veprojë mekanizmi i 84 votave. Reformën Zgjedhore nuk e duan ata...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In