• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti serb për lahutën: Njohja nga UNESCO nuk na bën pronarë

by Java News
25/06/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajnimi disaditor “Mbrojtja edhe Trashëgimia Kulturore Jomateriale dhe inventarizimi i saj me bazë komunitetin” po zhvillohet në Ministrinë e Kulturës. Specialistët e fushës, u njohën sot me fazën fillestare të inventarizimit të trashëgimisë jomatëriale kulturore. Eksperti Ndërkombëtar i UNESCO-s nga Serbia, Sasa Sreckovic, pas trajtimit të kësaj teme, na flet edhe për këndimin me lahutë, që prej disa muajsh është njohur nga UNESCO, si trashëgimi e Serbisë.

“Kur ne flasim për trashëgimin kulturore jo materiale është një debat global që ka të bëjë me pronësinë. A është kjo pronë e dikujt? Në rastet e kulturës materiale kur kemi të bëjmë me godina, ne themi kujt i përket, emrin e atij që e ka ndërtuar edhe shtetin, ndërsa në rastin e trashëgimisë kulturore jomatëriale kjo është e pamundur që të ketë një përgjigje. Kështu që ju mund të jeni të qetë edhe nuk mund që të ketë pronësi trashëgimia kulturore jomatëriale”, shprehet eksperti i TKJ-së, Sasa Sreckovic.

Më tej ai shton se si fillim duhet që të identifikohen komunitetet edhe anëtarët e komunitetit, që aplikojnë e mbajnë gjallë këtë traditë edhe më tej hapi i dytë është etika, morali edhe aspekti ligjor i të gjithë procesit.

“Një ndër pikat esenciale të UNESCO-s është pikërisht që të stimulojë bashkëpunimet ndërkombëtare në kontekstin e trashëgimisë kulturore jomatëriale. Ky aspekt ishte i pari, por nga ana tjetër është krejt njerëzore, që komunitete të caktuara për grupime njerëzisht në secilin shtet kanë tendencës që të thonë: Është e imja! Është krejt njerëzore. Detyra jonë si institucione edhe ekspertë të fushës është të stimulojmë komunitetet edhe të përfshijmë komunitetin në bashkëpunime midis tyre. Ka disa mënyra për të shkuar me aplikimet që u bën për guslen (lahutën) edhe një mënyrë është aplikimi multinacional, për elementin në fjalë”, shpjegon Sreckovic.

Ai na shpjegon se interesi për lahutën është i madh jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga shtetet e tjera.

“Janë shumë shtete të interesuara për lahutën, jo vetëm Shqipëria, është Mali i Zi, Bosnja edhe Hercegovina, por disa nga këto shtete nuk e kanë të regjistruar në regjistrin e tyre kombëtar të trashëgimisë kombëtare jomatëriale”, thotë ai.

Shkëmbimi i informacioneve mes institucioneve është një nga fazat më të rëndësishme edhe të regjistrimit të dosjes shqiptare (Eposi i Kreshnikëve, ku përfshihet edhe lahuta) në UNESCO.

“Hapi i parë që bëjmë është pikërisht që të shkëmbejmë informacione midis institucioneve edhe komunitetit, pasi kjo është pika e nisjes. Në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin për të avancuar në proceset e kërkuara… Nuk është e lehtë, por detyra jonë si ekspertë është që të sensibilizojmë komunitetet. E para, duhet që të bëjmë njerëzit që të kuptojnë se nuk është çështje pronësie. Nëse ne finalizuam me sukses një aplikim, nuk na bën kjo pronarë të elementit. Kjo është e pamundur edhe në kontekstin ligjor. Gjithçka fillon nga bashkëpunimi i mundshëm midis institucioneve edhe komuniteteve. Nëse kjo ndodh, çdo gjë është e mundur”, shpjegon Sreckovic.

Meri Kumbe, ekspertja ndërkombëtare e UNESCO-s nga Shqipëria, teksa na shpjegon rëndësinë e këtij Workshopi ndalet edhe tek situata ku gjendet aktualisht këndimi me lahutë në vendin tonë

“Ky workshop është një Workshop pesëditor, i kërkuar nga MK edhe mbështetur financiarisht nga Qendra Rajonale e Sofies, që punon nën ombrellën e UNESCO-s. Është i dyti workshop, që bëhet në vendin tonë, edhe është i fokusuar mbi inventarizimin e trashëgimisë kulturore jomatëriale. Në fakt e gjithë situata me trashëgiminë tonë kulturore jomatëriale, që prej shumë faktorësh na kanë sjellë këtu, kanë rritur ndjeshëm edhe vëmendjen e MK-së ndaj kësaj. Një ndër detyrimet e para që buron nga konventa, që shteti shqiptar e ka ratifikuar tanimë prej më shumë se një dekade, është pikërisht inventarizimi i kësaj trashëgimie jomatëriale. Është hapi i parë që po bëjmë mbi trajnimin e njerëzve mbi procesin e inventarizimit, ku rol parësor i jepet komunitetit edhe anëtarëve të tij. Njerëzit duhet që të fillojnë të kenë zë, të vendosin vet për atë që u përket edhe të jenë pjesë e ndarjes edhe bërjes publike sipas dëshirës së tyre për atë që e kanë pjesë të identitetit të tyre, siç është edhe trashëgimia kulturore jomatërial… Pas këtij workshopi presim që të kemi një regjistër kombëtar me 90 elementë, të inventarizuar ,që do të shtrihet në disa zona të Shqipërisë”, shprehet specialistja e TKJ-së, Meri Kumbe.

Ndërsa, për regjistrimin e këndimit me lahutë në UNESCO specialistja Kumbe shprehet se: “Kjo është një ndër pikat e rëndësishme që ne të vazhdojmë me regjistrimin e elementëve të tjera në UNESCO. Është i rëndësishëm bashkëpunimi, edhe tanimë MK ka nis një fushatë bashkëpunuese me shumë aktorë të fushës. Për hir të së vërtetës këndimi i lahutës tek ne është në një moment kritik, emergjent, sepse rrezikojmë humbjen, edhe pse s’jam pjesë e MK, di që ka një sensibilitet shumë të rritur dhe janë të shumë institucionet që kanë rritur tani punën”, vijon specialistja Kumbe.

Workshopi do të vazhdojë në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës deri në datë 28 qershor.(Shqiptarja)

Next Post
Rama: 30 qershori, dita që populli t’i thotë politikanëve se kushtetuta dhe ligji janë mbi ta

Rama: Meta ia kaloi edhe Nard Ndokës, po sulmon institucionet me 'molotovë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

E drejta e vetos, Kos: Asgjë nuk është vendosur ende. Rama: Nuk kemi plan B përveç BE-së

May 26, 2026
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtete në rrezik

May 26, 2026
“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

“Zgjedhjet për kreun e partisë, proces farsë”, Ervin Salianji: PD manipuloi shifrat e pjesëmarrjes në referendum

May 26, 2026
Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

Nga ndryshimi i emrit te ruajtja speciale/ Gjyqtari zbulon çfarë ndodh me një ‘bashkëpunëtor të drejtësisë’

May 26, 2026
Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

Ekuilibër i ri në NATO/ SHBA paralajmëron shkurtime drastike ushtarake, Evropa nën presion për të kompensuar

May 26, 2026
Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

Aksidentohen dy makina në aksin Ura e Çerenecit-Librazhd, dy të plagosur dërgohen në spitalin e Bulqizës

May 26, 2026
Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

Lorenc Vangjeli: Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Perëndim, çengeli që do na afrojë me Evropën

May 26, 2026
Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

Preç Zogaj: IBAR nuk është fundi i rrugës, integrimi në BE kërkon zbatim të standardeve

May 26, 2026
“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

“Moment historik në rrugëtimin europian të vendit tonë”, Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

May 26, 2026
“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

“Berisha s’do që t’i marrë Rama meritat për integrimin”, Koçi: Opozita ka djegur Parlamentin

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In