• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti për bujqësinë: Bllokimi i eksporteve do rritë kostot. Qytetarët të konsumojnë luleshtrydhen në vend të limonit

by Java News
25/03/2020 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, eksperti për bujqësinë Ilir Pilku ka folur për prodhimet bujqësore në kohen e coronavirusit dhe bllokimin e eksporteve. Ai tha se do kemi kosto të lartë humbje dhe i bëri thirrje ambasadave dhe diplomatëve që të punojnë për të mirën e ekonomisë shqiptare.

“Prodhimi nuk ka lidhje me ndikimin e coronavirusit në bujqësi, por në këtë fazë që jemi, ka lidhje me aksesin në treg. Por sa fermerët po aksesojnë tregun?

Prodhimet e serave, luleshtrydheve kërkojnë aksesim tregu. 50-60% duhet të shkojë në eksport, në këtë kohë i kemi të bllokuara. Disa tregje që kanë qenë të konsoliduara kanë prerë kërkesën për produkt. Asnjë ndihmë ndaj biznesit, që të krijojnë porta të reja që ky prodhim mos të hidhet në kanal, ku llogariten miliona euro humbje. Ambasadat dhe diplomatët duhet të punojnë për të mirën e ekonomisë shqiptare”, tha Pilku.

Ilir Pilku këshilloi qytetarët që gjatë kësaj periudhe të konsumojnë luleshtrydhen në vend të limonit, pasi kostoja është më e ulët, ka shumë vitaminë dhe ndihmon fermerin.

“Kemi rreth 7 mijë ton prodhime luleshtrydhe, nuk eksportohet dot për shkak të situatës. Është më mirë të konsumojnë luleshtrydhen shqiptare, është frut i stinës dhe me shumë vitamina, se limon me kosto më të lartë dhe ndihmon fermerin shqiptar nga gjëma e madhe që na ka gjetur, do kemi kosto të lartë humbje. Shqipëria nuk ka asnjë problematikë në transport, kam qenë në kontakt me pika doganore, kompani transporti, s’ka asnjë rregullore për 14 ditëshin e karantinës”, u shpreh Ilir Pilku.

Një problematikë tjetër sipas Pilkut janë investimet në agrobiznes, ku bazën e kanë nga importi i pajisjeve e teknologjisë, të cilat janë të bllokuara.

“Investimet në agrobiznes, bazën e kanë nga importi i pajisjeve dhe teknologjisë, në këtë fazë që jemi janë të bllokuara. Duhet patjetër të merret një masë, të shtyhen kontratat, nuk të vjen asnjë gjë nga jashtë. Në ndërtim, fuqia punëtore e reduktuar në 70%, ndikon në realizimin e veprave. 30-40 milionë euro mund t’i humbasim nga investimet e IPARD nëse nuk merret një vendim për t’i shtyrë kontratat, ku në 2 javë që duhet të mbledhësh dokumentet për dosje, institucionet janë të mbyllura”, theksoi Pilku.

Next Post
E FUNDIT/ Rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit, votohet mocioni i mosbesimit

E FUNDIT/ Rrëzohet Qeveria e Albin Kurtit, votohet mocioni i mosbesimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

Molotovi ndaj kolegut në protestë, operatorët bojkotojnë filmimet e drejtuesve të PD

February 13, 2026
Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

Reforma e inspektorateve, Ibrahimaj: Gjoba nuk do të jetë masa e parë, qasje lehtësuese ndaj bizneseve

February 13, 2026
Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, dalin rezultatet e analizave

February 13, 2026

Plani për 2026-ën, Rama ‘aktivizon’ ministrat! Mbledhje në Kryeministri

February 13, 2026
Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

Poza një-dy-tre… dhe populli në sfond

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In