• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti: Niveli i pagave të jetë në proporcion me të ardhurat dhe fitimet e bizneseve

by Java News
03/01/2024 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti për çështjet e punësimit, Erion Muça, theksoi se Shqipëria është ende larg ‘përqafimit’ në masë të Inteligjencës Artificiale. Për “Money Report”, eksperti theksoi se është e pamundur t’i përgjigjemi 100 % trendit aktual të kohës, pasi një pjesë e popullatës ka njohuri të pakta dixhitale.

“Gjatë këtij viti ka një interes të lartë për specialist në fushën e teknologjisë së informacionit që jo medoemos mund të vërë në funksion inteligjencën artificiale për të zgjidhur problemet reale. Shqipëria nuk është në kushtet e nivelit që AI të zërë vend gjerë e gjatë. Jemi në nivelet e para të automatizimit të disa proceseve që do të lehtësojë sadopak eficensën e proceseve të punës. Jemi deri tek dixhitalizimi dhe automatizimi pa kaluar në fazën e AI. Por ende është larg sa i përket investimeve në infrastrukturë të bizneseve shqiptare dhe përgjigjes me aftësitë e duhura nga popullata. Përjashtim bëjnë grupmoshat e reja që përmes talentit që kanë, dhe përballjen që në vegjëli me telefonat smart, po bëhen pjesë e disa programeve që i ndihmojnë që të zhvillojnë këto aftësi.”, theksoi eksperti.

Ai u ndal edhe tek rritja e pagave në sektorin privat, teksa përmendi disa hapa që duhet të ndërmerren. Sipas tij, duhet që të krijohet një sistem i nivelit të pagave bazuar në profesione. Ai gjithashtu tha se duhet që sipërmarrjet të vlerësojnë punonjësit në bazë të performancës së tyre.

“Duhet të ndërtohet një sistem unik i nivelit të pagave bazuar në profesione dhe nivelet e tyre që kompanitë duhet të kenë. Ky moment duhet të jetë i standartizuar që të përcaktohet një nivel pagash reference në bazën e emërtimit të pozicionit dhe profesioneve. E dyta, është pavarësia që ka sipërmarrja për t’i vendosur në kushtet e veta pagat por duke pasur një sistem referimi të brendshëm se si i përcakton ato. Së treti, niveli i pagave të jetë në proporcion me të ardhurat dhe fitimet e tyre dhe duke rishikuar aftësinë paguese që kanë për të rritur nivelin e pagave. Ajo që mund të bëhet është shpërndarja e fitimit neto të një sipërmarrje dhe të jetë disi më solidar për ta shpërndarë fitimin e shtuar neto, që mund të jetë si rrjedhojë e punës së palodhur të punonjësve, duke shpërndarë në mënyrë automatike në vjetërsi pune, duke ndërtuar skema bonusesh dhe benefitesh mbi bazën e performancës dhe rezultateve që e masin qoftë direkt apo indirekt. Më pas, duke filluar si rrjedhojë e këtyre, respektimi i kontratës së punës që është mjet promovimi dhe për vetë sipërmarrjen përballë punonjësit të vet. Sistemet e promovimit të brendshëm në karrierë që ende sot pengojnë shumë të rinj në disa sipërmarrje që të rriten.“, shtoi eksperti.

/f.s

Next Post
Vrasja e zyrtarit të Hamasit në Bejrut/ SHBA e shqetësuar për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Vrasja e zyrtarit të Hamasit në Bejrut/ SHBA e shqetësuar për përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com