• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Eksperti i sigurimeve: Tërmeti do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike, duhet skemë kombëtare për fatkeqësitë

by Java News
26/11/2019 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bardhyl Minxhozi, një ekspert me përvojë në tregun e sigurimeve dhe themeluesi i kompanive në këtë fushë, ka pohuar në një status në facebook se ky tërmet do të jetë një katastrofë shumëvjeçare ekonomike. “Do të ketë familje të tëra pa shtëpi, me biznese të rrenuara, për vite të tëra”.

Ai ka shtuar se për 20 vjet rresht i është propozuar të gjitha qeverive nga industria e sigurimeve për një skemë kombëtare të sigurimeve në rast fatkeqësish natyrore.

“Jo vetëm në vesh të shurdhër, por dhe duke e paragjykuar kjo kërkesë. Unë kam vite që nuk jam në tregun e sigurimeve dhe sot ndihem i zhgënjyer se si nuk arritëm t’u jepnim njerëzve në fatkeqësi një mbrojtje financiare dinjitoze. Skema të tilla mbrojtëse janë implementuar në vende me rrezik sizmik të lartë që nga Kaliforina deri në Turqi dhe Rumani etj”.

Ky tërmet, thotë Minxhozi, shkundi Shqipërinë, por duhet të shkunde edhe ata që duhet të mendojnë seriozisht për vendosjen e një skeme të detyrueshme kombëtare në raste fatkeqësish natyrore, shkruan “monitor”.

“Sigurimet nuk janë shpikje shqiptare. Sigurimet kanë lindur kryesisht edhe si një solidaritet financiar social. Që nga djegia e Londrës rreth 200 vjet me pare, ku sigurimi i shtëpive u bë një sigurim i detyrueshëm deri te skemat moderne të mbrojtjes nga rreziku i tërmeteve, domosdoshmëria e një skeme të detyrueshme kombëtare për Shqipërinë duhet të jetë një prioritet i Qeverise të sotme”.

Përfytyroni mijëra familje që pas ndihmës së parë emergjente, do të mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhura për të mbijetuar. Ky tërmet do t’i ndjeke si një mallkim për gjithë jetën!, paralajmëron eksperti i sigurimeve. /e.s/

Next Post
Tërmeti katastrofik, Qeveria shpall datën 27 nëntor Ditë Zie Kombëtare

Tërmeti katastrofik, Qeveria shpall datën 27 nëntor Ditë Zie Kombëtare

Comments 1

  1. Bardha says:
    6 years ago

    Ato miljonat qe ke fitu ti dhe miljoneret ponari disha etj jepini per familjet ne nevoje

    Reply

Leave a Reply to Bardha Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In