• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Eksperti i Ballkanit: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO

by
03/08/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, paralajmëron të mos bëhen të njëjtat gabime si me Ukrainën.

Ai thotë se në skenarin e tij, Kosova do të shkonte drejt NATO-s dhe do të kishte garanci sigurie ndaj Serbisë.

“Dhe në këto rrethana nuk do të ketë më nevojë që Serbia ta njohë zyrtarisht Kosovën, sepse ajo nuk mund të bëjë asgjë që do ta vinte në rrezik ekzistencën e shtetit të Kosovës. Dhe kur perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE të bëhet e kapshëm, nuk mendoj se Serbia do të ketë më interes të orientohet kah Rusia”, shprehet ai per DW.

“Në terma afatshkurtër nuk shoh një kërcënim të veçantë, sepse KFOR-i i udhëhequr nga NATO mund ta stabilizojë situatën për momentin. Por unë shoh një problem të madh në faktin se përshkrimi i misionit të KFOR-it, i cili rrjedh nga një rezolutë e OKB-së e vitit 1999, nuk e përfshin aspak mbrojtjen e sigurisë së jashtme të Kosovës. Detyra kryesore është krijimi i një mjedisi paqësor dhe i lirisë së lëvizjes brenda Kosovës. Por, në planin afatgjatë, këto dy pika nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur gjendjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dhe kjo është arsyeja pse duhet gjetur një zgjidhje e mirëmenduar dhe e qëndrueshme për të garantuar sigurinë e jashtme të Kosovës. Dhe këtë e shoh vetëm në perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Deri më tani, Gjermania ka mbështetur në radhë të parë perspektivën e BE-së për të gjithë Ballkanin Perëndimor, e cila gjithashtu kërkon eliminimin e konflikteve fqinje. A nuk mjafton perspektiva e BE-së dhe dialogu i udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për zgjidhjen e përhershme të konfliktit?

Ndryshe nga NATO, BE-ja nuk ofron një sistem sigurie për anëtarët e saj. Sipas mendimit tim, dialogu i koordinuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk është masa e duhur për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje në mënyrë afatgjate. Sepse kjo është çështje e politikës së sigurisë. A ka të drejtë Serbia të mohojë ose luftojë ekzistencën e shtetit të Kosovës, a ka të drejtë Kosova të bëjë kontrolle kufitare dhe të kërkojë që qytetarët e saj, përkatësisht qytetarët e Kosovës, të pranojnë dhe përdorin dhe posedojnë dokumente nga Kosova, së paku për nevojat që kanë në marrëdhëniet me shtetin e Kosovës. Dhe mendoj se kjo kërkesë nuk është as joreale dhe as e gabuar. Kjo çështje themelore nuk mund të zgjidhet në marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përderisa Serbia nuk dëshiron ta njohë Kosovën. Si atdheu i serbëve të Kosovës apo si fuqi mbrojtëse e serbëve të Kosovës, Serbia ka të drejtë të sigurojë që veprimet e shtetit kosovar të mos kërcënojnë ekzistencën e serbëve të Kosovës. Por ajo që Kosova dëshiron të zbatojë këtu nuk është kërcënim për ekzistencën e saj. Është Serbia ajo që e paraqet si të tillë. Ishte një temë e madhe mediatike se Kosova gjoja po përgatitej të dëbonte serbët e Kosovës më 1 gusht. Kjo është në fakt një akuzë groteske dhe tregon gjithashtu se Serbia me të vërtetë nuk duhet trajtuar si një shtet i zakonshëm demokratik në propagandën e saj të brendshme dhe të jashtme dhe në kontrollin e saj mediatik, por ka shumë ngjashmëri me Rusinë përsa i përket përgatitjes së opinionit dhe operon me gënjeshtra. Kjo gjë përhap panik tek serbët e Kosovës dhe i përdor ata për t’i bërë më të bindur ndaj qeverisë. Situata e kësaj fundjavë duhet të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për qeverinë gjermane që të mos kthehet në ato linjat e vjetra të mosmarrjes seriozisht të rreziqeve”, tha eksperti.

/e.d

Next Post
Vrasja e vogëlushes në Himarë/ PD: Rama të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë ministrat, duhet të…

Vrasja e vogëlushes në Himarë/ PD: Rama të kërkojë ndjesë dhe të shkarkojë ministrat, duhet të...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com