• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Eksperti gjerman: Shitja e raketave amerikane për Kosovën, sinjal i ndryshimit të raporteve me Serbinë

by A R
13/01/2024 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mesazhi që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në Serbi, duke paralajmëruar shitjen e raketave kundërtanke në Kosovë, është se Beogradi zyrtar nuk konsiderohet partner i besueshëm.”

Kështu tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Kurt Bassuener, hulumtues i latë në Këshillin për Demokratizim të Politikave me seli në Berlin.

SHBA-ja njoftoi më 11 Janar se ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e 246 sistemeve kundërajrore Javelin, që prodhohen në SHBA. Departamenti amerikan i Shtetit i tha Radios Evropa e Lirë se blerja e tyre do t’i kushtojë Kosovës 75 milionë Dollarë.

Tani kjo çështje është dërguar në Kongresin Amerikan për miratim dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se beson që kërkesa për blerjen e këtyre armëve do të miratohet. Ndërkaq, homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiç, e ka cilësuar lajmin si “zhgënjim të madh”.

Bassuener tha se beson se kjo lëvizje ende nuk shfaq një ndryshim të politikës së Perëndimit ndaj Vuçiçit, por është tregues se ndryshimi i politkës mund të shqyrtohet.

“Mesazhi që SHBA-ja po dërgon me këtë blerje është se Serbia, pavarësisht deklaratave të Perëndimit se është partnere në dialog, nuk po konsiderohet partnere e besueshme, ose e besueshme nën udhëheqjen aktuale”, tha ai.

Njoftimi për synimin e Kosovës që të blejë sisteme raketore nga SHBA-ja vjen në kohën kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë të larta.

Në muajt e fundit, ushtria serbe disa herë ka lëvizur trupat drejt kufirit me Kosovën, kufi që ruhet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, teksa u regjistruan disa incidente në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – përfshirë edhe një sulm të armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovë në Banjskë të Zveçanit.

SHBA-ja ka thënë se dhuna e parë në Banjskë, ku u vra një polic i Kosovës dhe gjatë përleshjeve që pasuan u vranë dhe tre sulmues serb, nuk do të lejohet që të përsëritet.

Eksperti gjerman Bassuener tha se beson që incidenti në Banjskë është një prej motiveve që SHBA-ja dëshiron të forcojë kapacitetet mbrojtëse të Kosovës.

“Në takimet e mia në Uashington, nuk kam parë ndryshim të madh në mënyrën e mendimit. Por, ka më shumë njohje se politikat që janë ndjekur deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura. Prandaj, shpresoj se vendimi për raketat Javelin është sinjali i parë i një ndryshimi të strategjisë ndaj Ballkanit Perëndimor nga të dyja anët e Atlantikut”, tha ai.

Shitja e sistemeve Javelin, sipas DASH-it, mbështet “politikën e jashtme dhe objektivat e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke përmirësuar sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin e aftësive të saj mbrojtëse, të ndërveprueshme me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin thelbësor ushtarak në rajon ose pa ndikuar në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së”.

Kosova edhe në të kaluarën ka blerë ose ka pranuar në formë donacioni armë nga Shtetet e Bashkuara.

/a.r

Next Post

“Të bëjmë një rezolutë për Sali Berishën”, zbardhen debatet në grupin e PD. Deputetët që e propozuan dhe ata kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

Bota e modës ‘në zi’/ Ndahet nga jeta stilisti i njohur italian Valentino Garavani

January 19, 2026
Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

Theksohet mbështetja për sundimin e ligjit/ Ambasadori i Holandës uron kryetaren e re të GJK

January 19, 2026
Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

Tjetër “shtëpi bari” në Sarandë/ Apartamenti në një pallat ishte përshtatur për kultivimin e kanabisi

January 19, 2026
“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia!

“Vijon turpi në Parlament…” Shehaj: Po shesin letrën që i ka shkuar edhe Lukashenkos si shpëtim nga drejtësia! Bardhi: Kuvendi s’mund të jetë…

January 19, 2026
VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

VIDEO-Sesioni i ri parlamentar/ Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, 6 deputetë nuk i bashkohen aksionit

January 19, 2026
Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

January 19, 2026
“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

January 19, 2026
Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

January 19, 2026
I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona (EMRAT)

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In