• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

by A R
05/08/2021 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një mundësi “zero për qind” që koronavirusi i ri që shkaktoi pandeminë e COVID-19, të ketë dalë nga një laborator i Institutit të Virologjisë të Wuhan-it. Eksperti francez i biosigurisë Gabriel Gras e hodhi poshtë teorinë e daljes së virusit prej laboratorit gjatë një interviste me “Xinhua”.

Gras ka punuar gjatë viteve 2012 – 2017 si ekspert teknik në ambasadën franceze në Kinë për zbatimin e bashkëpunimit franko-kinez mbi shfaqjen e sëmundjeve infektive, periudhë gjatë së cilës ai e vizitonte laboratorin një ose dy herë në muaj.

Laboratori i nivelit të biosigurisë 4 (BSL-4) u ndërtua në bashkëpunim të ngushtë midis Francës dhe Kinës, bëri të ditur Gras. Si mbikëqyrës i ndërtimit dhe akreditimit të laboratorit, Gras tha se nuk kishte “asnjë dyshim” për sigurinë e këtij laboratori. “Teoria që virusi ka dalë nga laboratori BSL-4 i Wuhan-it nuk është e besueshme,” theksoi studiuesi francez.

Ai vuri në dukje se laboratori u ndërtua dhe funksionon me një standard shumë të rreptë. Gras, specialist i biosigurisë dhe virolog, tha se ishte përfshirë plotësisht në verifikimin e laboratorit në punën e tij të përditshme.

Ai shpjegoi se funksionimi i një laboratori BSL-4 është shumë i shtrenjtë, si në aspektin financiar, ashtu edhe të kohës. Koronaviruset, përfshirë koronavirusin e ri, u përkasin patogjenëve BSL-3 ose BSL-2, e jo BSL-4, dhe është e arsyeshme që njerëzit nuk do të përdorin një objekt BSL-4 për të studiuar patogjenët BSL-3 ose një objekt BSL-3 për patogjenët BSL-2.

Meqenëse nuk ka asnjë arsye për të kultivuar koronavirusin e ri në laboratorin BSL-4, nuk ka mundësi të daljes prej laboratorit, shtoi ai. Gras tha se konsensusi i tanishëm shkencor është se koronavirusi i ri e ka origjinën nga natyra e jo laboratori.

Next Post
Zbulohet laboratori i heroinës dhe kokainës në Durrës, emrat e të arrestuarve

Zbulohet laboratori i heroinës dhe kokainës në Durrës, emrat e të arrestuarve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In