• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Eksperti e politikave ballkanike: Ekstradimi i Haradinajt rikthen luftën

by A R
16/01/2017 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Programit për Paqe dhe Drejtësi në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbias, David L. Philips, ka shkruar për raportet mes Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht për urdhërarrestet e lëshuara nga Serbia, ndërtimin e murit në Veri dhe për rrjedhojën e dialogut Prishtinë – Beograd.

Ai i ka quajtur veprimet e fundit të Serbisë si tendencë dhe vullnet nga ana e autoriteteve serbe për të vazhduar konfliktin mes vendeve.

Ky është shkrimi i plotë i David L. Phillips:

“Ramush Haradinaj, ish-kryeministri i Kosovës, u arrestua në Paris më 4 janar në kuadrin e një fletëarresti 11-vjeçar të Interpolit të kërkuar nga Serbia. Qeveria e Serbisë i kërkoi Francës të ekstradojë Haradinajn për t’u përballur me akuzat për krime lufte. Franca duhet të refuzojë kërkesën për ekstradim dhe të lirojë Ramush Haradinajn, i cili tashmë është shpallur dy herë i pafajshëm për këtë akuzë nga gjykatat ndërkombëtare. Arrestimi i Haradinajt në Paris i ka fryrë zjarrit të konfliktit në Ballkan. “Kërkesa për ekstradim është një akt lufte”, më tha një intelektual kosovar. “Konflikti do të shpërthejë haptazi nëse Franca e dërgon atë në Serbi.”Nacionalizmi serb shkaktoi spastrimet etnike në vitet ‘90, të cilat shkatërruan Jugosllavinë. Serbia e sotme nuk është shumë më e ndryshme se Serbia e Millosheviqit, pavarësisht nga fasada e saj e civilizuar. Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, vazhdon të mbajë lart flamurin e luftërave të Millosheviçit, që synojnë pushtimin e fqinjëve dhe krijimin e Serbisë së Madhe. Ministria e Brendshme e kryeministrit Aleksandar Vucic insiston në arrestimin e Haradinajt, duke luajtur kartën e ndjenjave nacionaliste të Serbisë. Në vitin 1999, Serbia pushtoi rreth 20 për qind të Kosovës në veri të lumit Ibër. Një mur u ndërtua në Mitrovicë për të ndarë formalisht qytetin. Veprimet e fundit të Beogradit tregojnë vazhdimësinë e vullnetit të tij për të dëmtuar Kosovën. Kapitulli 35 i procesit të pranimit të Serbisë në BE kërkon vullnetin e mirë të Beogradit në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Manipulimi me fletëarrestin e Interpolit përbën një shkelje të qartë të këtij angazhimi. Thënë më thjesht, normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është një farsë, përsa kohë që Serbia vazhdon të shkelë sovranitetin e Kosovës. Kosova duhet të vendosë tërheqjen e Serbisë nga Mitrovica e Veriut si kusht për rifillimin e dialogut politik të ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve. Bashkimi Evropian duhet të pezullojë bisedimet me Beogradin për anëtarësimin e Serbisë në BE, përsa kohë Kosovës nuk i rikthehet integriteti territorial. Tashmë barra bie mbi Serbinë. Normalizimi i marrëdhënieve fillon me tërheqjen e kërkesës për arrestimin e Haradinajt. Për më tepër, Serbia duhet ti japë fund pushtimit të Mitrovicës, dhe duhet të ndalojë fushatën e saj kundër njohjes së Kosovës nga BE. Milloseviçi zhvarrosi Princ Llazarin, i cili u vra në Betejën e Kosovës në vitin 1389. Eshtrat e Llazarit  u parakaluan në të gjithë vendin për të nxitur nacionalizmin serb. Virusi i nacionalizmit serb është ende gjallë dhe në shëndet të plotë. Ka ardhur koha për ta varrosur Prince Llazarin një herë e mirë.

David L. Phillips është drejtor i Programit Paqe dhe Drejtësi në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut të Universitetit të Kolumbias Ai ka shërbyer si këshilltar i lartë në Byronë për Çështje Evropiane në Departamentin e Shtetit nga vitet 1999-2001. Phillips është autor i librit “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia e dorës së fortë dhe ndërhyrja amerikane.”/Expres/a.m.

Next Post
Gjiknuri 30 minuta në zyrën e Llallës

Gjiknuri 30 minuta në zyrën e Llallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

Mashtroi rojën e vendparkimit se ishte pronari i automjetit, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë

January 15, 2026
Vrasja e një gruaje nga oficeri i emigracionit, Trump: Ishte për vetëmbrojtje!

Arktiku nën tension/ Si politika e Trump dhe aktiviteti rus rrezikojnë marrëveshjet ndërkombëtare

January 15, 2026
E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

E para herë në histori, astronautët kthehen më herët nga misioni hapësinor

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In