• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Eksperti amerikan i spiunazhit: Daullet e luftës po bien në Ballkan

by Java News
26/01/2017 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
John Schindler, ekspert i sigurisë, ish-analist i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë [NSA] dhe ekspert në fushën e spiunimit e terrorizmit, në një shkrim për Observer, ka paralajmëruar se një luftë e re në Ballkan mund të fillojë.

Ai ka përmendur si shkak situatën e brishtë në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

“Në dekadën e fundit të luftërave nëpër vende të ndryshme që prej sulmeve të 11 shtatorit, është e lehtë të harrojmë se sa spiunë, ushtarë dhe diplomatë perëndimorë, shpenzuan kohë në vitet ’90 për të shpëtuar Ballkanin nga vetvetja”,- shkruan Schindler.

“Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991 me dhunë dhe luftë, i ra hise NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara, që të zgjidh katrahurën e shëmtuar. Tani, një gjeneratë më vonë, zgjidhjet e përkohshme të Washingtonit për Ballkanin kanë filluar të copëtohen dhe një luftë mund të nisë në rajonin më të destabilizuar të Europës”,- shton ai.

Me Bosnjën të fundosur në korrupsion dhe krim, duke mos përmendur edhe problemet serioze me ekstremizmin islamik, ajo po shembet politikisht, ekonomikisht dhe si shoqëri.
Në fund të vitit 1995, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton në Dayton të Ohios nënshkroi një marrëveshje për të mbajtur të bashkuar Bosnjën e përfshirë në luftë civile, por kjo marrëveshje nuk ishte menduar si afatgjate.

“Bosnja ende është me sistemin e Daytonit, me Sarajevën e dobët dhe me fuqizimin e dy etnive; Federatës myslimane dhe Republika Srpskas. Kjo marrëveshje e çuditshme nuk e kënaq asnjërën palë. Fuqi më e madhe i është dhënë myslimanëve, pak për serbët dhe kroatët po ankohen që nuk kanë etninë e tyre. Tani lidershipi i Republika Srpskas, po kërcënon që të tërhiqet nga marrëveshja e Daytonit. Presidenti i kësaj republike, Milorad Dodik nuk po fsheh nacionalizmin e tij”,- shkruan ish-oficeri ushtarak, Schindler.

Sipas Schindlerit, situatë më e keqe është në Kosovë. Ai shkruan se tensionet në Kosovë janë rritur me provokimet e shpeshta të Beogradit.

“Serbia po kërkon aneksimin e veriut të Kosovës që përbëhet me shumicë serbe. Serbia së fundmi për në Kosovë nisi një tren me sloganin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë. Këtë, shqiptarët e panë si provokim. Fatmirësisht, treni u ndal para se të mbërrinte në Kosovë”,- shkruan ai.

“Presidenti i Serbisë, një nacionalist i madh, kërcënoi me dërgim të ushtrisë në Kosovë nëse serbët atje keqtrajtohen. Kjo gjë do të rifillonte luftën ndëretnike që NATO-ja e ndali me bomba në vitin 1999”.

Schindler shkruan se liderët politikë të Kosovës, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Beogradit, ishte kërkesa ndaj Bashkimit Europian që të qetësojë Beogradin para se gjërat të dalin jashtë kontrollit, derisa shumë shqiptarë flasin për ringjalljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcë që rezultoi e suksesshme gjatë luftës në Kosovë.
Ky shtet nuk ka ushtri, ka vetëm një forcë paraushtarake, por çdo tentim i shqiptarëve për riarmatosje do të ngjallte sjellje të këqija nga Serbia.

“Këtu nuk vlen të përmendet edhe shkuarja e shumë shqiptarëve në Shtetin Islamik në Irak dhe Siri. Disa veteranë xhihadistë po kthehen në shtëpi. Në Kosovë ka edhe shumë shqiptarë të armatosur që po synojnë luftën”,- shkruan eksperti i spiunimit dhe terrorizmit.

Përfshirja e Putinit mes Serbisë, Bosnjës dhe Kosovës, sipas Schindlerit, ka filluar para dy vjetësh kur ideologjinë e tij për solidaritetin me ortodoksinë sllave kundër Perëndimit e përqafuan shumë serbë, shumë prej tyre në Bosnjë.

“Moska ka përkrahur Dodikun politikisht dhe financiarisht për kundërshtimin e tij ndaj sistemit të Daytonit”, shkruan ai.

“Përfshirja e Rusisë në Serbi është edhe më brengosëse. Nuk është koincidencë që treni provokues që u nis për në Kosovë, ishte prodhuar në Rusi, transmeton Koha.net. Prezenca e inteligjencës ruse është jashtëzakonisht e madhe dhe ka krijuar një bazë në jug të këtij shteti me qëllim që të monitorojë aktivitetet e Perëndimit në regjion”,- shton ai.

Shqetësimi më i madh i Schindlerit tani për tani është kërcënimi i Ballkanit me lojërat klandestine të Kremlinit, të cilat ai e quan “Luftë Speciale”. Schindler shkruan se rusët përmes spiunimit, përmbysjeve, propagandës dhe terrorizmit synon destabilizimin e tërë Ballkanit.

“Në nëntor, operativët e lidhur me inteligjencën ruse tentuan grusht-shtet në Mal të Zi, shtet i cili po kërkon anëtarësimin në NATO. Ajo çfarë do Putini në Ballkan është e arritshme. Të krijojë kaos politik që do të shpërqendronte Perëndimin. Ai do të jetë fort i lumtur nëse do të niseshin luftërat lokale”,- shkruan Schindler.

“Putini, si shumë rusë, e sheh intervenimin e Perëndimit në Bosnjë dhe Kosovë si sulm ndaj botës ortodokse sllave dhe planifikon hakmarrje”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë vazhdimisht kanë bërë thirrje për qetësim të Europës Juglindore para se problemet e tyre të dalin jashtë kontrollit dhe se dhuna do të rikthehej në këtë rajon me shumë probleme./koha.net

ma.me

Next Post
Hapja e dosjes së Musine Kokalarit, Kumbaro: Gruaja simbol e rezistencës

Hapja e dosjes së Musine Kokalarit, Kumbaro: Gruaja simbol e rezistencës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In