• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperti amerikan për Ballkanin: ‘Lista e zezë’ e SHBA-së mesazh për të korruptuarit

by Java News
17/01/2024 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

‘Lista e Zezë e Shteteve të Bashkuara është një mesazh të cilin duhet ta kuptojnë të gjithë politikanët e zgjuar’.  Eksperti amerikan i politikës së jashtme, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Eduard Joseph, e përshkruan këtë nismë të Uashingtonit si një hap tejet domethënës, i cili, sipas njohësit të mirë të situatës në Ballkan, nuk duhet të përjashtojë asnjë person të përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Në një intervistë për “CivilMedia”, Joseph u pyet lidhur me pjesën e listës së zezë të lidhur me Maqedoninë Veriore, listë kjo së cilës së fundi iu shtua dhe një përfaqësues tjetër i komunitetit të biznesit. Ai u shpreh se është e lidhur me strukturat politike, ngushton rrethin dhe se në të ardhmen në të do të jenë edhe politikanët e dikurshëm apo aktualë.

“Që dikush të jetë në atë listë të zezë, dikush që nuk ka qenë vetëm politikan, por edhe ish-zyrtar i lartë në Maqedoninë e Veriut, zëvendëskryeministër, do të thotë se ky nuk është vetëm një rreth biznesi. Këta janë ish-zyrtarë shumë të rëndësishëm, nuk ka asgjë më të lartë se një ish-zëvendëskryeministër dhe nuk duhet përjashtuar asnjë emër.

Shikoni, ish-kryeministrin Nikolla Gruevski sesi u rendit në këtë listë vitin e kaluar nga Shtetet e Bashkuara për “korrupsion të konsiderueshëm”. Ky ishte termi që përdorte SHBA. Unë thjesht po citoj njoftimin zyrtar nga SHBA. Pra, kjo përfshin politikanët dhe ky është një mesazh të cilin unë them se politikanët e zgjuar duhet ta kuptojnë tani para zgjedhjeve. Ne e dimë se zgjedhjet do të vijnë në pranverë”, u shpreh Joseph.
Në muajin nëntor, Shtetet e Bashkuara te shtuan listën e zezë me 10 individë, teksa shpallën raundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan. Faqja e uebit e Thesarit amerikan tregonte se individët e sanksionuar ishin nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

 

/f.s

Next Post
22 mijë tonë naftë kontrabandë në Durrës, rrëzohet kërkesa për të kthyer në burg kapitetin rus

22 mijë tonë naftë kontrabandë në Durrës, rrëzohet kërkesa për të kthyer në burg kapitetin rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In