• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekspertët: Trump kërkon shkatërrimin e kolonës vertebrale të antiamerikanizmit

by A R
06/01/2020 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump kërkonte të thyente kolonën vertebrale të kampit shiit antiamerikan në Lindjen e Mesme duke vrarë Qassem Soleimani, arkitekti i strategjisë iraniane në rajon, por ky sulm ka unifikuar dhe madje zgjeruar radhët e rrjetit të rezistencës, sipas disa ekspertëve.

Nga Bejruti në Teheran, tronditja ka qenë e madhe kur u njoftua vrasja e Soleimanit dhe zëvendësit të tij në Irak, Abou Mehdi al-Mouhandis.

Por, ajo ka qenë e shkurtër dhe grupet e armatosura irakiane kanë rimarrë menjëherë armët dhe fjalimet e tyre antiamerikane, braktisur që prej largimit të amerikanëve pas tetë viteve pushtim.

“Mund të ketë pasur një konsolidim të grupeve të armatosura, veçanërisht në nivel konfesional  dhe ky vendim i presidentit amerikan, Donald Trump do të konsiderohet shumë shpejt si kundërproduktiv”, konfirmoi specialisti për Lindjen e Mesme, Karim Bitar.

Gjatë luftës kundër grupit të Shtetit Islamik, grupet pro-Iranit, tashmë integruar në shtetin irakian brenda Hachd al-Chaabi kanë luftuar në të njëjtin krah me ushtarët amerikanë. Por, sot, Shteti Islamik i dështuar dhe amerikanët godasin bazat dhe komandantët e Hachd, retorika anti-amerikane e pro-iranianëve gjen më shumë jehonë.

Brigadat e Hezbollahut, dega më radikale e Hachd, kanë premtuar fundin e pranisë amerikane në të gjithë rajonin.

Lideri shiit, Moqtada Sadr ka riaktivizuar ushtrinë e tij të Mehdit, që ka vrarë dhjetëra ushtarë amerikanë gjatë pushtimit para rrëzimit dhe shpërbërjes.

Dhe ai u kërkoi të gjitha grupeve irakiane të rezistencës (…) të formonin menjëherë batalionet e rezistencës ndërkombëtare.

Ish-zëvendësi i tij, që ka qenë njëkohësisht dhe armiku i tij më i madh, Qaïs al-Khazali është sot në të njëjtën linjë. Shefi i Assaib, premtoi për amerikanët se do të lëshonin “ferrin mbi kokat e tyre”.

Deputetët shiitë, të cilët që prej disa muajsh kanë kritikuar emërimin e kryeminsitrit të ardhshëm irakian, kanë rënë dakord për dëbimin e trupave të huaj jashtë vendit.

Në Rripin e Gazës, meqenëse partitë e vogla islamike kanë qenë gjithmonë pranë Iranit, madje edhe Hamasi në pushtet, e cilësuar vrasjen e Soleimanit si “orgji e dhunës e amerikane” kundër një njeriu që ka luajtur një rol mbështetës në rezistencën palestineze .

Në Jemen, rebelët Houthis, mbështetur nga Teherani, kërkuan reagime të shpejta dhe direkte.

/AFP/a.r

Next Post
Gerard i “jep duart” Grezdës, shqiptari kthehet tek Osijek

Gerard i “jep duart” Grezdës, shqiptari kthehet tek Osijek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

January 30, 2026
I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

I fshihej drejtësisë prej 29 vitesh, arrestohet në Greqi i dënuari për vrasjen e një 10-vjeçari

January 30, 2026
“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

“Veliaj dhe kostoja demokratike e reformës në drejtësi”, si përpjekjet e ndërkombëtarëve nxitën centralizimin e pushtetit

January 30, 2026
Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

Arratisja e Ndocit, Lamallari: Reagim i menjëhershëm ndaj zinxhirit drejtues, masa të forta për sigurinë në sistemin e burgjeve

January 30, 2026
Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

Schieder vlerëson klimën e dialogut në Kuvend: Vendimet kërkojnë përgjegjësi

January 30, 2026
“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

“Ka ende hapësira për investim”, çfarë u tha Begaj sipërmarrësve grekë në Tiranë

January 30, 2026
Temperaturat deri në -2 gradë por kushtet atmosferike do jenë të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Ulen temperaturat, dëborë në zonat malore

January 30, 2026
Gënjyen? Avokatët e Berishës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, gjykata: S’është regjistruar asnjë kërkesë

Irena Gjoka e dënuar në Greqi, KLGJ vendos të dërgojë çështjen në ILD

January 30, 2026
U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

U arrestuan për laboratorin e drogës, lihen në burg babë e bir, arrest në shtëpi për punonjësin e OSHEE

January 30, 2026
Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

Bllokada që po i kushton Ballkanit 100 mln € në ditë, pse Serbia dhe Bosnja nuk tërhiqen?

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In