Ekspertët tregojnë pse nuk u vaksinua Bashkim Fino!

Real Story2
Ish-kryeministri shqiptar, Bashkim Fino, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, pas betejës së humbur me COVID-19. Pas vdekjes së tij, shumë homazhe u bënë nga forcat politike, si majtas e djathtas.

Në studion e “Real Story-t”, vdekja e tij u rikthye sërish në kryefjalë, por këtë herë, duke u ngritur pyetja se përse nuk u vaksinua ish-deputeti socialist.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si pjesë e një paneli ekspertësh të ftuar në studio, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete.

Fillimisht thanë ata do të vaksinoheshin mjekët, personat mbi 85-vjeç, e tani ata mbi 75, për të vijuar më pas, me personat mbi 65-vjeç, por edhe të sëmurët kronikë, pjesë e së cilës ishte dhe Fino.

Skënder Brataj: Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë. Është qeveria që merr vaksinimin.

Mira Rakacolli: Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com