• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ekspertët të alarmuar: Mbyllja e Nord Stream 1 mund të kolapsojë Gjermaninë

by A R
10/07/2022 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse Nord Stream 1 mbetet i mbyllur, furnizimi i Gjermanisë me gaz mund të “kolapsohet” dhe ekonomia mund të përballet me një recesion të rëndë.

Peter Adrian, President i Shoqatës së Dhomave Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në një artikull të botuar nga Deutsche Presse shprehet se pasi të përfundojë mirëmbajtja në 21 Korrik e Nord Stream 1 dhe ndalohet furnizimi me gaz, produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë mund të tkurret me 10 për qind ose më shumë në dimër.

Teksa qeveria gjermane po përpiqet të ndërtojë një terminal  të gazit natyror të lëngshëm, ai nuk do të hapet në kohë për këtë dimër. Pa gaz, shumë biznese gjermane do të duhet të mbyllen, duke përfshirë disa prodhues ushqimesh që përdorin gaz në prodhimin e tyre.

Frans Timmermans, nënkryetar ekzekutiv i Komisionit Evropian për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane, ka bërë të ditur se mund të ketë një rrezik konflikti dhe mosmarrëveshjeje në Evropë këtë dimër për shkak të një krize energjie.

Sipas ekspertëve të ekonomisë Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për periudha shumë të vështira. Për të shmangur të gjitha llojet e problemeve sociale të shkaktuara nga kriza energjetike, BE-ja duhet të rifillojë përdorimin e lëndëve djegëse fosile në një afat të shkurtër.

Sanksionet në rritje nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore ndaj Rusisë nuk arritën të kishin efektin e dëshiruar, por qartësisht kanë përkeqësuar mungesën e energjisë në Evropë.

Presidenti rus Vladimir Putin së fundmi ka deklaruar se përpjekjet e vendeve evropiane për të zëvendësuar energjinë ruse shkaktuan çmime më të larta të gazit dhe kosto më të larta të energjisë për konsumatorët, gjë që dëmtoi edhe më shumë ato vende që vendosën sanksione.

Nëse sanksionet perëndimore kundër Rusisë vazhdojnë, ato mund të çojnë në pasoja katastrofike për tregjet globale të energjisë. Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck për Deutschlandfunk u shpreh se mungesa e gazit do ta vendosë Gjermaninë para një sprove të skajshme. Një situatë e tillë mund të mënjanohe, nëse kursehet gazi, tha Habeck.

/a.r

Next Post
Sondazhet: Partia e ish-kryeministrit Abe pritet të fitojë në zgjedhje

Sondazhet: Partia e ish-kryeministrit Abe pritet të fitojë në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

August 19, 2026
Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

August 19, 2026
Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

August 19, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluara

August 19, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“Të vrasim 40 persona çdo natë në Gaza”, Merz dënon deklaratën tronditëse të ministrit izraelit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com