• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ekspertët: Rritja e interesave të bonove do të vijojë

by A R
28/11/2016 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Yield-et e bonove të thesarit dhe të obligacioneve kanë shfaqur ecuri rritëse në tremujorin e tretë, duke prapësuar tendencat e vërejtura gjatë dy tremujorëve të parë të vitit.

Rritja e yield-eve ka qenë e përgjithshme, por ajo është shfaqur më e fortë në maturitetet 2-, 7- dhe 10-vjeçare, çka është materializuar në rritje të nivelit dhe të pjerrësisë së kurbës së yield-eve.

Ndryshimi i kurbës ka reflektuar si kërkesën e rritur për financim nga qeveria, ashtu edhe ofertën e reduktuar të sistemit bankar në ankande.

Gjatë vitit, interesat kishin rënë, madje deri poshtë kufirit të normës bazë, çka solli gradualisht një ulje të interesit të investitorëve dhe preku raportet mes kërkesës dhe ofertës. Rezultati ishte një korrektim në rritje i interesave për bonot dhe obligacionet.

Ekspertët parashikojnë që kjo tendencë e tregut mund të vazhdojë edhe në një të ardhme të afërt, çka nënkupton një rritje të mëtejshme të interesave. Sipas tyre, rritja e interesave të bonove dhe obligacioneve do të vazhdojë pasi diktohet nga faktorë të qëndrueshëm dhe mund të rrisë leverdinë e investimit në këto instrumente.

Yield-i mesatar i bonove të thesarit 12-mujore u rrit në 1.60% në muajin shtator, kundrejt nivelit 1.30% të shënuar në fund të muajit qershor. Në fund të muajit tetor ai u rrit në 2.05%. Ecuri të njëjtë kanë treguar edhe yield-et e obligacioneve, ku janë regjistruar rritje në çdo ankand.

Pjesëmarrja e bankave në ankande është zvogëluar dhe titujt me interes fiks10 kanë njohur ulje më të madhe të kërkesës së bankave. Yield-i i obligacionit 2-vjeçar u ngjit në 2.03% në muajin shtator dhe 2.70% në muajin tetor, nga 1.50% në muajin qershor.

Në ankandet e obligacioneve 5- dhe 7-vjeçare, yield-et respektive rezultuan 4.25% dhe 4.89%, nga 3.93% dhe 4.0% që ishin në ankandet paraardhëse. Edhe obligacioni me interes të ndryshueshëm 5-vjeçar ka njohur rritje të marzhit të kërkuar, duke konfirmuar prirjen e përgjithshme rritëse të normave të interesit në tregun e letrave të borxhit të qeverisë./a.m.

Next Post
Nga 7 kushtet e deputetit gjerman te 7 arritjet, qëndrimi i Merkel që konfirmon mbështetjen për Shqipërinë

Nga 7 kushtet e deputetit gjerman te 7 arritjet, qëndrimi i Merkel që konfirmon mbështetjen për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

July 23, 2026
“Flamingot” në pritje të Revolucionit të Tetorit

“Flamingot” në pritje të Revolucionit të Tetorit

July 23, 2026
Zyrtarizohet rinovimi me Milanin, Luka Modriç: Besoj në këtë projekt, do të shihemi së shpejti

Zyrtarizohet rinovimi me Milanin, Luka Modriç: Besoj në këtë projekt, do të shihemi së shpejti

July 23, 2026
Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

July 23, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

“Lironi protestuesit e Kuvendit!”, nis protesta e 54-t para Kryeministrisë

July 23, 2026
Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë,  NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

Magazinimi dhe transporti i karburantit në Evropë, NATO do investojë 27 mld euro për të modernizuar infrastrukturën

July 23, 2026
Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

Gurë drejt policisë/ Eksperti i sigurisë: Protesta ka filluar të bëhet agresive, persona të maskuar kërkojnë destabilizim

July 23, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Si ndërtohet një qytet para se të ndërtohet një ndërtesë

July 23, 2026
Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

Nis rrugëtimin nisma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Rama fton sipërmarrësit të aplikojnë

July 23, 2026
Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

Euro ndryshon “fytyrë”, Banka Qendrore Evropiane zbulon projektet për kartëmonedhat e reja

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In