• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët mjekoligjorë të Kosta Trebickës, kandidatë të Berishës në Kukës e Berat

by A R
05/05/2023 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama u ndal në Kukës dhe zhvilloi një takim me qytetarët për zgjedhjet e 14 Majit.

Rama komentoi kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, për të cilin thotë se po merr shpërblimin për mbrojtjen që i ka bërë Berishës kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.

Kryeministri shtoi se Sinamati ka ndërhyrë tek letrat e Gërdecit për të mbuluar Berishën, e pikërisht për këtë arsye Rama tha se e ka kandiduar në këto zgjedhje.

“Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretit, sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij.

Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai. E ka ndihmu me ato letrat e Gërdecit. Po nuk ka rëndësi, edhe sikur mos ta kishte ndihmi me letrat e gërdecit, ata gërdecin e kanë në kokë të gjithë. Ku janë ata ka një gërdec”, tha Rama.

Por kush janë kandidatët që Berisha i dha fitoren në primare për të kandiduar në Kukës dhe Berat. VoxNews ka mësuar se dy doktorët kandidatë në zgjedhjet e 14 Majit në Kukës, Admir Sinemati dhe në Berat, Zija Ismaili janë akuzuar se kanë manipuluar dosjen e ‘Kosta Trebickës’.

Biznesmeni i cili më 12 shtator 2008, u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në një fushë mbi Voskopojë, ishte dëshmitari kyç i Gërdecit.

Sipas drejtësisë, Kosta Trebicka humbi jetën në aksident, por ka dyshime të forta se Trebicka është eliminuar nga persona me pushtet, për shkak të asaj që dinte për aferën korruptive të Gërdecit.

Autopsia e Trebickës asokohe u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Një prej tyre në atë kohë ishte ish-zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili sot është kandiduar nga Berisha për Bashkinë e Kukësit dhe Zija Ismaili i cili kandidon për bashkinë e Beratit.

Mediat shkruanin asokohe se me Sinamatin ka qenë edhe një vartës i tij, Zija Ismaili, i cili po ashtu nuk ishte ndër ekspertët më me përvojë aty, e madje për këta të dy ish-drejtues të Mjekësisë Ligjore kanë thënë se nuk ishin më të mirët e institucionit, duke lënë të hapur debatin se përse u zgjodhën pikërisht këta dy persona për të kryer një ekzaminim kaq të vështirë.

/a.r

Next Post
“Komandanti fliste, njësia me MP5 dëgjonte në kufje”, Artan Hoxha flet për 21 Janarin: Komunikimi u regjistrua me diktofon

Hoxha ka një kërkesë për Ilir Metën: Byrazer na ruaj nja dy lingota se Edi Rama na ka marrë me sy të keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In