• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertët: Kërcënimi kibernetik rus është real, një problem më pak që nuk kemi votim elektronik!

by A R
01/05/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sulmet kibernetike dhe përhapja e lajmeve të rreme për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve, për Igli Tashin,  ekspertin e sigurisë kibernetike, i cili prej vitesh jeton në Lozanë, janë reale, por në Shqipëri janë vështirësisht të realizueshme.

“Kërcënimi është real. Realizimi i kërcënimit nuk e di sa real është. Kjo është një pyetje që një specialist i sigurisë nuk mund t’i japë përgjigje, sepse duhet të kemi shumë elemente në dorë për t’i dhënë përgjigje. Vota elektronike në Shqipëri nuk praktikohet, domethënë ky është një problem më pak që kemi. Pastaj manipulimi i opinionit nëpërmjet lajmeve të rreme, nuk besoj që do të kemi nevojë për rusët që të manipulojmë opinionin shqiptar, këtë gjë e bëjmë shumë mirë në vet shqiptarët”, thotë eksperti Tashi.

Sa real është kërcënimi i një sulmi kibernetik rus në Shqipëri?

“Rusia është një vend me potencial të madh inxhinierësh dhe dijesh në fushën e sigurisë. Përdorimi që Rusia, apo dhe shtete të tjera, si Kina mund t’i bëjnë këtij potenciali të madh që kanë krijuar, është një punë e tyre. Por unë nuk e shoh si një kërcënim, por e shoh si dikë që nëse një ditë i mbushet mendja të na kërcënojë, do të kemi probleme”, shton ai.

Si ekspert i sigurisë kibernetike, Igli Tashi nënvizon dhe ato që ai i cilëson “infrastruktura kritike” , të cilat mund të jenë objekt i sulmeve kibernetike.

“Bankat janë infrastruktura kritike. Ne hidrocentralet  tona nuk i komandojmë elektronikisht. Këto quhen infrastruktura kritike. Sistemi elektrik i joni, mesa di unë, mund të ketë hyrë menaxhimi elektronik, por prapë…Sistemi bankar, s’ka sesi të jetë ndryshe. Është sistemi i vetëm që është plotësisht i lidhur me rrjetin dhe ky mund të jetë shënjestra e parë e tyre, jo për të destabilizuar Shqipërinë, por në kuadër të një destabilizimi më të gjerë, ku Shqipëria mund të bëjë pjesë, por Shqipëria e vetme jo”, vlerëson eksperti Igli Tashi. /TCH/a.m.

*Igli Tashi

Next Post
FOTOT/ Sekreti i bukurisë së Armelës së BB? Shikoni nënën e saj, duken si motra…

FOTOT/ Sekreti i bukurisë së Armelës së BB? Shikoni nënën e saj, duken si motra...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In