EKSKLUZIVE JAVANEWS/ Pas debateve të ndezura që ka shkaktuar çeshtja e përgjimeve, Javanews ju drejtua një eksperti të vjetër të komunikimeve, i cili e njeh shumë mirë anën teknike të problemit aktual me paisjen që disponon policia e shtetit. Ja shpjegimet qe na dergoi ai:
Pa u munduar ta mbrojme z.Tahiri dhe as qeverine per menyren sesi drejtojne vendin, dhe as nga skandalet e tjera qe janë shume me serioze se loja për një pajisje, me gjithë respektin për institucionet tona duhet te them se kjo qe po ndodh me paisjen ne fjale është nje tullumbace qe nuk i duhet shitur popullit si problemi me i madh qe kemi.
Sidoqoftë duhen disa sqarime teknike ne gjuhe normale, qe një IMSI Catcher mos behet çështje kombëtare dhe mos te shitet sikur ka me shume rendësi se ç’duket.
Teknikisht një IMSI Catcher (njohur dhe ndryshe edhe si Sting Ray) është një pajisje përgjimi, shitja e saj është rregulluar dhe nga traktate ndërkombëtare te cilat përcaktojnë eksportin dhe importin e te tilla pajisjeve (ashtu si dhe janë pajisjet Firewall për mbrojtjen e rrjeteve te cilat ne gjuhen teknike quhen DUAL USE ose me dy përdorime).
IMSI catcher jane dy llojesh PASIV dhe AKTIV me fuqi te ndryshme dhe kapacitete te ndryshyme. Një IMSI catcher mund te pedoret per te gjetur numrat e celulareve dhe aparatet te cilat lidhen ne nje antene te rrjetit celular ose BTS . Normalisht per kete edhe perdoret nga gati te gjitha policite evropine.
Ka shume rendesi fakti se interceptimi i telefonatave apo i SMS behet vetëm nëse pajisjes IMSI është e pajisur me një njësinë dekriptuese e cila ne shume raste është një bllok me vete dhe është e ndryshme për rrjetet 2G/3G/4G. Pa këtë modul i cili shpesh vjen i ndare dhe ne ofertat komerciale është i pamundur interceptimi i cdo lloj informacioni qe kalon ne rrjetin cel. Ne rrjetin GSM sot ka dhe komunikime e dhënash pra internet. Aktualisht ne treg është gati e pamundur te prokurosh një IMSI i cili bën interceptimin e te dhënave ne rrjetin e celulareve. IMSI është gjithashtu një pasje relativisht e lire ne çmim, nëse krahasohet me sistemet strategjike qe lidhen direkt tek operatoret celulare. Ndoshta dhe për ketë është e aplikueshme ne shume vende.
Pas këtij shpjegimi teknik për publikun po kthehemi tek rasti konkret.
Per t’i rene shkurt pajisja me te cilen po njihej policia jone eshte ne perdorim prej shume vitesh ne te gjtiha policite e evorpes (mbi 15 vjet). Dhe te thuash te drejten eshte turp qe shteti jone e disponon vetem prej 3 ose 4 vjetesh (nje pajisje e ngjashme me atë qe u akuzua qeveria e Sali Berisha për përgjimet opozitës me te vetmen diference qe ajo e Berishes mund te bente dhe pergjime (sepse ishte prokuruar nga shërbimet e inteligjencës, ndërsa kjo e policisë mund te gjej vetëm IMSIN dhe IMEI e telefonit dhe nuk mund te interceptoje apo dëgjoje bisedat apo mesazhet te paktën policia italiane e ka te ndaluar përdorimin e IMSI me funksione interceptuese dhe nëse është e vërtetë qe këtë e ka sjelle Interforca atehere ata nuk mund te prokurojnë një IMSI me kapacitete përgjimi )
Si do mund te punoje policia pa teknologji sot, kur çdo trafikant ka mundësi te ndërroje 10 telefona çdo dite?
Te marrësh nje thes me karta telefoni te rregjistruara ne emer te nje shitësi ambulant abuziv është ceshtje minutash tek Tregu cam, po ashtu mund te gjesh lehte edhe telefona “perdor dhe hidh”. Një trafikant mund te ndryshojë deri ne dhjetë telefona ne dite dhe kjo do i kushtonte vetëm 20.000 lek ose 160 euro. Nje vlere e papërfillshme, duke ditur te ardhurat nga trafiku i narkotikeve. E si mund t’i interceptoje policia këto raste?
Ne çdo shtet te qëndrueshëm dhe funksional, demokratik përgjimet janë një mjet i nevojshëm i domosdoshëm për sigurinë e qytetareve dhe te vendit (ju kujtojme NSA amerikane para disa vjetësh, ku ishte përgjuar dhe Gjermania dhe Franca dhe nuk u mbyll NSA as u godit ashtu si duan te bëjmë ne me Policinë tone).
Shqipëria ne këtë fushe (ashtu si dhe ne te gjitha fushat e tjera ) është e fundit ne rajon. Pajisja qe po shitet sikur ka bere namin, nuk mund te përgjojë biseda apo sms. Ajo mund te shohe vetëm te dhëna teknike, cili numër foli me cilin numër dhe te përdoret me qellim taktik për te kapur rastet kur një person ka shume numra dhe i përdor ato vetëm një here. Perveç kesaj, kjo paisje IMSI Catcher sherben edhe për te krijuar një BTS (antene celularesh), me qellim komunikimin e sigurte me celulare ne një zone te caktuar midis forcave te policisë. Pra mundëson krijimin e një rrjeti lokal privat mobil.
Personalisht do ndihesha shume me i sigurte sikur atë listën e grupit te killerave “BESA” ne web ta kishte gjetur policia jone dhe jo hackerat private. Por për fat te keq njësite tona policore janë te prapambetura, pa pajisje, pa kapacitete për te ruajtur apo monitoruar internetin dhe identifikuar trafikun qe ndodh aty me destinacion Shqipërinë.
Për dijeni, policia nuk duhet t’i raportojë askujt kur blen pajisje IMSI. Raportimi behet vetëm ne rast se kjo aparature është e pajisur me modul interceptimi, te paktën kështu është kërkesa e prokurorisë. Ne Itali policia italiane nuk disponon pajisje te tilla (module interceptimi), sepse është e paligjshme, rrjedhimisht nuk i blen dot dhe nuk i fal dot me modul dekriptues. Po ashtu lëvizja e moduleve interceptuese te IMSI Catcher është e rregulluar me traktate ndërkombëtare dhe nuk mund te eksportohet pa dijeninë e shtetit italian. Pra është shume pak e mundshme ne parim, qe policia jone te kishte një pajisje te tille.
Ne ketë kontekst shtrohen disa pyetje :
1- perse prokuroria nxori një urdhër sekuestro para se te verifikonte nëse policia kishte një pajisje te tille apo jo?
2.- perse prokuroria nuk beri asnjë përpjekje për te inspektuar pajisjen para sekuestros?
3- perse urdheri i sekuostros vjen nga Prokuroria e Tiranës, kur ne loje është drejtoria e përgjithshme?
4- perse keqpërdoret Shish, sikur alarmi vinte prej andej, ndërkohë qe nuk është ekzaktesisht ashtu?
5- perse nuk ka prokuroria një rregullore për përdorimin e pajisjeve te tilla, përveç sistemit strategjik qe disponon ajo vete?
6- Perse nuk shpjegohet se çfarë ligji apo rregullore, urdhëra dhe udhëzime janë shkelur ne këtë rast ?
7- Çfarë njësie teknike ka prokuroria për ta vlerësuar funksionin e një pajisje te tille? A kanë përdorur ata ndonjëherë një paisje te ngjashme?
Kjo qe po ndodh te ben te qeshesh me injorancën teknike te specialisteve qe disponon shteti ynë, si dhe te habitesh me përfshirjen e presidentit ne çështje te tilla. Ndoshta institucionet e shtetit duhet te hetojne me pare nëse ndonjë privat disponon pajisje te tilla. Ka fjale qe ne Shqipëri disponohet me shume se një pajisje e tille nga trafikantë te ndryshem. Perse nuk është e shqetësuar prokuroria për këtë çështje?