• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertët: Godinat e para viteve ’90 të rrezikuara nga degradimi

by A R
16/08/2018 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Godinat e ndërtuara përpara viteve ’90 nuk janë të sigurta ndaj lëvizjeve sizmiologjike. Tragjedia e Xhenovës ka alarmuar ekspertët vendas se edhe ndërtimet e kësaj periudhe në Shqipëri shfaqin rrezikun e degradimit.

“Po të gjitha shfaqin probleme, betoni nuk është i përjetshëm. Duhet kontroll pasi nuk janë projektuar për lëvizjet sizmike, plus kanë ndryshuar dhe normat”.

Më të amortizuara janë godinat e viteve ’30 , ’40 e konkretisht Ministritë dhe institucionet e tjera të vendosura në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të ndërtuara nga arkitektët italianë përfshirë dhe korpusin universitar të cilat nuk kanë njohur asnjë ndërhyrje serioze përveç lyerjes së fasadave.

Arben Dervishi, një prej pedagogëve që ka qenë pjesë e një grupi që ka bërë prova për qëndrueshmërinë e këtyre ndërtesave flet për rëndësinë që kanë studimet për të parë deri ku shkon amortizimi.

“S’ka asnjë kontroll, plus kërkohet mirëmbajtje”.

Edhe për veprat inxhinierike të infrastrukturës mungon siguria.

“Nuk dua të vë alarmin, por janë të degraduara”.

Zgjidhja?

“Fonde për parandalimin. Shqipëria s’ka të tilla, ka vetëm fonde kur ndodh dëmi”.

Zv/ministri i Trasporteve Artan Shkreli pas tragjedisë që pasoi shembja e urës në Genova e vlerësoi si thirrje të paneglizhueshme për reflektim.

Provat e bëra mbi objektet e ndërtuara ’80 apo ’90 vjet më parë sipas tij japin rezultate frikësuese për degradimin, ndaj kërkohet standard i ri kontrolli dhe një manual i ri ndërhyrje radikale jo pjesore si Xhenova.

/KLAN/b.d

Next Post
Borë, shi dhe diell; njihuni me parashikimin e motit sipas zonave

Jeni me pushime? Ja deri kur pritet të vazhdojnë rrëbeshet e shiut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In