• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekspertët e Venecias takim me Zaganjorin për ndryshimet kushtetuese

by Ben Andoni
02/11/2015 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhezair Zaganjori nën cilësinë e Kryetarit e Gjykatës së Lartë dhe Konferencës Gjyqësore Kombëtare, ka pritur ditën e hënë, një delegacion ekspertësh të Komisionit të Venecias të cilët ndodhen në Shqipëri për të ofruar asistencë teknike lidhur me procesin e reformës në sistemin e drejtësisë.

Takimi i zhvilluar në Gjykatën e Lartë, është në vazhdën e takimeve që delegacioni i ekspertëve po kryen gjatë këtyre ditëve me përfaqësues të lartë shtetit, politikës dhe të institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësorit.

Në këtë takim, në fokus kanë qenë ndryshimet kushtetuese të hartuara nga Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe të përcjella për mendim tek Komisioni i Venecias.

Gjatë takimit, Zaganjori si dhe anëtarë të tjerë të trupës së gjyqtarëve që merrnin pjesë në takim, i paraqitën delegacionit të ekspertëve, mendime dhe komente në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me pushtetin gjyqësor në përgjithësi dhe për Gjykatën e  Lartë në veçanti.

Zaganjori, u shpreh se procesi i reformës në drejtësi është ndjekur me vëmendje nga gjyqtarët dhe se Gjykata e Lartë ka përfaqësuesit e saj në grupet e punës të ngritura për këtë qëllim.  Ai theksoi se ky proces është mëse i domosdoshëm për Shqipërinë, pasi ekzistojnë shumë probleme të cilat kanë nevojë që të adresohen në mënyrë shteruese, por duke gjetur mekanizma të afta që të garantojnë dhe sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit, eficiencën si dhe rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Përfaqësuesit e delegacionit të ekspertëve kërkuan mendime e komente lidhur me ndryshimet e pritshme Kushtetuese duke shkëmbyer gjithashtu eksperienca ndërkombëtare të ngjashme.

Next Post

PD: Kërkojmë llogari nga qeveria për skandalin e Spitallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In