• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekspertët e Sigurisë: Deputetët e PD- LSI tentuan ta kthejnë Presidencën në “WikiLeaks”-i shqiptar

by Java News
13/11/2017 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

SPECIALE JAVANEWS/ Ekspertë të sigurisë kombëtare vlerësojnë se kërkesa e deputetëve të PD dhe LSI, që Presidenti i Republikës të deklasifikonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të zhvilluar në prill 2017, ishte një kërkesë shumë e rrezikshme, pasi në thelb krijonte një precedent shumë të rrezikshëm ndaj sekretit shtetëror. Sipas tyre, ajo që të trondit më shumë lidhur me këtë kërkesë është fakti se deputetët e opozitës janë pjesë e komisionit parlamentar të sigurisë, të pajisur me certifikata sigurie të lëshuara nga institucionet dhe e dinë shumë mirë se çfarë është sekreti shterëor dhe pasoja e cënimit të sigurisë kombëtare. Ekspertët vlerësojnë se presidenti Ilir Meta bëri një gjest shumë të mirë duke rrëzuar kërkesën e tyre, pasi në rast të kundërt, duke deklasifikuar për qëllime të luftës politike dokumente që mbajnë tagrin sekret shtetëror, ai jo vetëm do t’i jepte një goditje të rëndë çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, por nga ana tjetër do të dëmtonte edhe vetë institucionin e Presidencës, pasi institucionet që janë pjesë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk do të raportonin si dhe sa duhet, pasi nuk mund të bashkëpunohet në çështjet e sigurisë nëse materialet sekrete bëhen pjesë e luftës politike, shkruan javanews.al.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare është një instiutucion serioz ku nuk diskutohet vetëm për problemet e brendshme, por diskutohet dhe për çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare si NATO, dhe shërbimet partnere të intiligjencës. Krijimi i precedentit të deklasifikimit të materialeve sekrete të Këshillit të Sigurisë në kundërshtim me ligjin, do të ishte një precedent shumë i rrezikshëm, pasi do ulte në maksimum besueshmërinë e institucioneve shqiptare dhe sidomos të institucionit të kreut të shtetit. Deputetët hodhën një hap shumë të rrezikshëm, tërësisht të fyrmëzuar nga lojërat politike të ditës, në përpjekjen e tyre për ta trajtuar presidencën si “ëikiLeaks”-i shqiptar. Preesidenti veproi shumë mirë që rrëzoi kërkesën e tyre, e cila tregon papjekuri serioze në formimin e tyre ligjvënës dhe në raport me sekretin e shtetit”, vlerësojnë ekspertët për javaneës.al .

Por cilat janë 3 nenet që kanë shkelur në mënyrë flagrante deputetët e PD dhe LSI në kërkesën e tyre për deklasifikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Neni 7 i ligjit për informacionin e klasifikuar si sekret shtetëror thotë qartë se “Informacioni klasifikohet për aq kohë sa e kërkon interesi i sigurimit kombëtar”.
“Në klasifikimin origjinal, autoriteti klasifikues cakton afatin e ruajtjes sipas vlerave të informacionit. Nëse autoriteti klasifikues nuk përcakton një afat më të shkurtër për deklasifikim, ky afat do të jetë 10 vjet nga data e klasifikimit origjinal. Një autoritet klasifikues mund ta zgjasë kohëzgjatjen e klasifikimit ose të riklasifikojë një informacion për periudha të vazhdueshme që nuk i kalojnë 10 vjetët, në përputhje me dispozitat e këtij ligji”, nënvizohet në nenin 7 të ligjit në fjalë, shkruan javanews.al.

Po në këtë ligj janë përcaktuar edhe rastet kur bëhet deklasifikimi i materialeve të konsideruara si sekret shtetëror. Në nenin 13 thuhet shprehimit se “Deklasifikimi nënkupton ndryshimin e autorizuar të statusit të informacionit nga informacion i klasifikuar, në informacion të paklasifikuar. Informacioni mund të deklasifikohet me: a) ndodhinë e një ngjarjeje apo të një date të veçantë, siç përcaktohet nga autoriteti i klasifikimit origjinal; b) skadimin e afatit kohor për klasifikim”, shkruan javanews.al.
“Kur informacioni i klasifikuar humbet disa vlera fillestare, ai mund të zhvlerësohet duke u klasifikuar e ruajtur në një nivel me të ulët. Informacioni i klasifikuar nuk deklasifikohet si rezultat i ekspozimit të paautorizuar të një informacioni identik apo të ngjashëm”, thuhet në nenin 13 të ligjit për sekretin shtetëror.

Por ajo që i vë vulën problematikave që lidhen me sekretin shtetëror është pikërisht neni 16 i ligjit në fjalë në të cilin nënvizohet se: “Një informacion mund të përjashtohet nga deklasifikimi, kur ekspozimi i tij: a) zbulon identitetin e burimit konfidencial, zbatimin e një metode apo të një burimi informativ; b) nxjerr informacion që dobëson veprimtarinë e kriptologjisë; c) nxjerr informacion që mund të dobësojë planet e ngutshme të sigurimit kombëtar; ç) dëmton një traktat apo marrëveshje ndërkombëtare, marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të huaja apo veprimtarinë e mëtejshme diplomatike”.

Siç vihet re edhe nga nenet e sipërpërmendura kërkesa e deputetëve të opozitës jo vetëm ka qenë në kundërshtim me ligjin, por duke marrë në konsideratë edhe faktin se ata janë deputetë të komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, kërkesa në thelb është një provokim ndaj seriozitetit të shtetit shqiptar. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se reagimi i institucioneve duhej të kishte qenë shumë më i fuqishëm ndaj kërkesave të kësaj natyre, jo vetëm për të dëshmuar se kemi të bëjmë me institucione serioze, por nga ana tjetër edhe për t’i prerë rrugën në të ardhmen formave të tilla të luftës politike që nuk merr në vlerim seriozitetin e shtetit, por për qëllime politike është i gatshëm të provokojë deri dhe aletatët perëndimor të Shqipërisë, institucionet e sigurisë ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë, si dhe shërbimet partnere të intiligjencës.

 

Tre nenet që shkelën deputetët e PD- LSI për deklasifikimin e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Neni 7
Kohëzgjatja e klasifikimit
Informacioni klasifikohet për aq kohë sa e kërkon interesi i
sigurimit kombëtar.
Në klasifikimin origjinal, autoriteti klasifikues cakton afatin e
ruajtjes sipas vlerave të informacionit.
Nëse autoriteti klasifikues nuk përcakton një afat më të
shkurtër për deklasifikim, ky afat do të jetë 10 vjet nga data e
klasifikimit origjinal.
Një autoritet klasifikues mund ta zgjasë kohëzgjatjen e
klasifikimit ose të riklasifikojë një informacion për periudha të
vazhdueshme që nuk i kalojnë 10 vjetët, në përputhje me dispozitat
e këtij ligji.

Neni 13
Kuptimi dhe rastet
Deklasifikimi nënkupton ndryshimin e autorizuar të statusit
të informacionit nga informacion i klasifikuar, në informacion të
paklasifikuar.
Informacioni mund të deklasifikohet me:
a) ndodhinë e një ngjarjeje apo të një date të veçantë, siç
përcaktohet nga autoriteti i klasifikimit origjinal;
b) skadimin e afatit kohor për klasifikim.
Autoriteti i klasifikimit origjinal është njëkohësisht edhe
autoritet deklasifikues. Ai deklasifikon informacionin e klasifikuar
në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
Në raste të veçanta, informacioni i klasifikuar, mund të
deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë
më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar.
7
Kur informacioni i klasifikuar humbet disa vlera fillestare, ai
mund të zhvlerësohet duke u klasifikuar e ruajtur në një nivel me
të ulët.
Informacioni i klasifikuar nuk deklasifikohet si rezultat i
ekspozimit të paautorizuar të një informacioni identik apo të
ngjashëm.

Neni 16
Përjashtimet nga deklasifikimi
Një informacion mund të përjashtohet nga deklasifikimi, kur
ekspozimi i tij:
a) zbulon identitetin e burimit konfidencial, zbatimin e një
metode apo të një burimi informativ;
b) nxjerr informacion që dobëson veprimtarinë e kriptologjisë;
c) nxjerr informacion që mund të dobësojë planet e ngutshme
të sigurimit kombëtar;
ç) dëmton një traktat apo marrëveshje ndërkombëtare,
marrëdhëniet midis Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të huaja
apo veprimtarinë e mëtejshme diplomatike.

 

Next Post
Përfundon takimi Bushati-Kotzias, ministrat do takohen sërish në Shqipëri

Bisedimet Kotzias-Bushati/ Rama: Nuk duam probleme me Greqinë, kam besim se po hapet një kapitull i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

“35 mijë € për të shkuar në SHBA e Kanada”, zbulohet rrjeti i dokumenteve false

January 25, 2026
Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

Prizreni, ‘epiqendra’ e manipulimit/ Çfarë po tregon rinumërimi i votave në Kosovë

January 25, 2026
“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

“Trump si perandor i botës”, a po kthehen SHBA-të në një vend lufte?

January 25, 2026
Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

Rrugët nga Shqipëria drejt Malit të Zi të kufizuara për kamionët, lejohen vetëm automjetet e vogla dhe autobusët

January 25, 2026
Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

Spiropali takohet me Presidentin turk Erdoğan: Bashkëpunim dinamik i orientuar drejt së ardhmes

January 25, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Ligësi që i dha jetë disa përrallave”, Rama i përgjigjet PD-së për Bordin e Paqes: E votuan, edhe pse nuk lanë gjë pa thënë

January 25, 2026
FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

FOTOLAJM / Berisha si Neroni: Zjarr e flakë, veç të kthehem edhe një herë…

January 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Arrestimin e ka pas qafe”, Beqiri: Sali Berisha po sillet si “kali në lëmë”, vendin e ka tek “313”-a

January 25, 2026
Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In