• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekspertët e huaj nisin kontrollin e llogarive bankare të fshehura nga gjyqtarë e prokurorë

by Java News
30/10/2016 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbërrin në Tiranë një ekip ekspertësh që do të hetojë dërgimin e parave në banka nga ana e gjyqtarëve dhe e prokurorëve shqiptarë, si dhe investimet e tyre në kompani offshore. Siç bëjnë të ditur burime pranë KLD-së, grupi prej 5 ekspertësh, 3 nga shtetet e BE-së dhe dy nga SHBA kanë bërë të ditur procedurat që do të ndiqen në këtë aspekt pasi ata janë të ftuar nga qeveria shqiptare për të kryer hetimin.

Siç mësohet, sekretaria e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nuk ka bërë asnjë “rezistencë”, por pritet që të japin një qëndrim zyrtar Presidenti i Republikës që është ende kryetar i KLD-së dhe grupi i gjyqtarëve që e përbën këtë trupë.

Sakaq, siç bëri me dije dhe Top Channel, Ligji i Vettingut ka mbërritur në Komisionin e Venecias. Gjykata Kushtetuese nuk e vonoi procesin e përkthimit dhe ia arriti të realizojë dërgimin në Venecia të ligjit të përkthyer brenda tre ditëve nga marrja e vendimit për pezullimin e tij, duke përmbushur edhe pritshmërinë e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për ta referuar çështjen pa vonesë në komisionin e përtejdetit.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja deklaroi se materiali është dërguar të premten pasdite bashkë me pyetjet përkatëse, të cilat reflektojnë dilemat e gjyqtarëve që morën vendimin e pezullimit.

Pyetjet kanë të bëjnë me përmbushjen nga ligji i Vettingut të standardeve të Konventes Europiane për të Drejtat e Njeriut. Veçanërisht në dy nene të tij, ato që përcaktojnë të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor dhe të drejtën për të respektuar jetën private dhe familjare.

Ligji i Vettingut detyron kontrollin e telefonit, mesazheve dhe çdo komunikimi tjetër të personave që do të punojnë në organet e reja të Vettingut dhe të disa organeve të tjera të drejtësisë, kryesisht atyre të SPAK-ut. Hera e fundit që Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias ishte marrja e opinionit për ligjin e pronave në fund të qershorit.

Kthimi i përgjigjes zgjati pothuajse 4 muaj, por besohet se me ligjin e Vettingut koha mund të shkurtohet ndjeshëm. Siç mësohet Komisioni i Venecias nuk do ta  vonojë përgjigjen dhe do ta trajtojë me prioritet çështjen e mbërritur nga Shqipëria, duke qënë se ky është një ligj që ka pezulluar të gjithë zbatimin e reformës në drejtësi./Tesheshi

Next Post
(FOTO) Ja ç’bënte gjyqtari Boçi, në momentet kur transmetoheshin regjistrimet

(FOTO) Ja ç'bënte gjyqtari Boçi, në momentet kur transmetoheshin regjistrimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In