• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eksperiment i rrezikshëm në Itali

by A R
21/05/2018 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karikatura humoristike, që u tregua në Romë pak para zgjedhjeve, bëhet realitet: populistët e majtë dhe të djathtë vëllazërohen. Italia po ecën drejt një të ardhmeje shumë të pasigurtë, mendon Bernd Riegert.

Nga Bernd Riegert

Një aleancë të vërtetë “historike” e quajti drejtuesi i “Pesë yjeve” Luigi di Maio bashkësinë populiste të interesit. Por ende ka një pengesë: mungon ende kryeministri, për personin e të cilit drejtuesit e partisë duhet të bien dakord deri të hënën.

Programi qeveritar, të cilin e sajuan populistët është para së gjithash një gjë: i shtrenjtë. Ai premton ulje taksash për klientelën e Legas dhe vepra bamirësie sociale për zgjedhësit e “Pesë yjeve”. Pensionistët synohet të lumturohen dhe njëkohësisht të nxitet zhvillimi i ekonomisë.

Pe si do të paguhen të gjitha këto është e paqartë. Një ngushëllim për rojet e buxhetit të BE hë për hë është që edhe qeveria e re italiane do t’i respektojë rregullat e deficitit. Mbetet shpresa, që realiteti fiskal të jetë një shok shërues për fantazitë populiste.

Stanjacioni në BE është i programuar 

Për momentin nuk është për të pasur frikë që “Pesë Yjet” dhe Lega do të sillen njësoj në mënyrë të poshtër si u soll “Syriza”radikale greke në vitin 2015. Italianët e kanë mësuar mësimin e tyre nga drama e Greqisë.

Të dyja partitë kërkojnë negociata të reja për Marrëveshjet Evropiane dhe duan t’i ndryshojnë rregullat në dobi të Italisë. Do të kemi të bëjmë me një proces të gjatë dhe të vështirë, i cili mund të ndihet në të gjitha fushat e politikës.

Qeveria e re italiane kërkon një ndryshim radikal në politikën e migrimit, nuk do të ardhur të tjerë dhe do të dëbojë qindra-mijëra vetë, në rast nevoje edhe në shtete të tjera evropiane. Lega nacionaliste, e cila është e lidhur me populistë të djathtë francezë, gjermanë dhe holandezë, dëshiron të bëjë një politikë alla Trump, pra “Italia e para”.

Për politikën e konsoliduar në Bruksel situata mund të bëhet shumë e pakëndshme. Nuk duhet pasur më mendja, nëse Gjermania dhe Franca do të ndërmarrin një reformë të eurozonës. Ajo që ka rëndësi tani është të shihet nëse Italia, vendi i tretë për nga madhësia në komunitetin monetar do të ecë në të njëjtin drejtim apo nëse ndjek drejtim krejt tjetër.

Formula e shkurtër në fushatën elektorale ishte: Brukseli e ka fajin thuajse për të gjitha dhe duhet të paguajë – për shembull për kreditë e pambuluara të shumë bankave italiane.

Qeveria e re në Romë mund të ndihet e tunduar që të ndërtojë një lloj monedhe virtuale paralele që të ketë vlefshmëri vetëm mes arkës shtetërore dhe sipërmarrjeve italiane.

Me këtë truk ilegal sipas rregullave evropiane, populistët mund të përpiqen që t’i paraqitin të zvogëluara borxhet.

Pyetje me interes mbetet nëse tregjet financiare ndërkombëtare, të cilat e kanë para deri tani çuditërisht të qeta shndërrimin historik do të mbeten kaq të qeta. Interesat për kreditë shtetërore italiane janë rritur tashmë, por megjithatë brenda kuadrit të zakonshëm.

Udhëtim me zigzake në politikën e jashtme evropiane

Në politikën e jashtme martesa e populistëve në Itali mund të kthehet po ashtu në një makth për evropianët. Veçanërisht “Lega”, por edhe “Pesë Yjet” ushqejnë marrëdhënie të shkëlqyera me Kremlinin. Të dy mbrojnë pozicionet ruse.

Dhe të dy i refuzojnë me vendosmëri sanksionet e BE kundër Rusisë. Një qeveri euroskeptike, proruse, një koalicion i orientuar ekonomikisht në aventura i antipolitikanëve në Romë flet për një udhëtim të çmendur me të përpjeta e të tatëpjeta në Evropë. Me të vërtetë historik, i rrezikshëm – dhe jashtëzakonisht dramatik.(dw)

Next Post
FOTOT/ Çmimi marramendës i kokainës në Gjermani, shqiptarët e blinin me vlerë qesharake në Kolumbi

Banda e 400 mln eurove kokainë, si operonte grupi dhe "kapot" shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In