• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e 400 mln eurove kokainë, si operonte grupi dhe “kapot” shqiptarë

by A R
21/05/2018 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë më parë, Policia gjermane finalizoi një operacion të gjerë antidrogë, pas një hetimi të cilësuar si më të suksesshmin në historinë e zyrës bavareze të krimeve. Të paktën kështu u shpreh shefi i kësaj zyre, Robert Heimberger, gjatë një konference që u mbajt të mërkurën, pasi u zbulua një magazinë bananesh, brenda të cilave ishte fshehur një sasi kokainë me vlerë tregu prej rreth 400 milionë lekësh. Gjatë kohës së hetimit, rreth 500 policë dhe zyrtarë doganorë ishin përfshirë në mbarë Gjermaninë, derisa u zbulua i gjithë rrjeti.
Në qendër të hetimit ishte grupi i 8 hetuesve në Mynih. Drejtori policor për krimet, Jorg Beyser, përshkruan se si hetuesit ranë në gjurmët e trafikantëve të drogës. Sipas tij, hetimi nisi vjeshtën e vitit të kaluar, me dy ngjarje që në pamje të parë dukeshin sikur nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën.
Në një sallë jofunksionale u zbuluan qindra- mijëra banane. Më vonë, nga data 22- 23 shtator 2017, punonjësit e 10 marketeve të qytetit Rewe, në juglindje të Bavarisë, u shtangën teksa hapnin kutitë e bananeve. Mes frutave u gjetën edhe kokainë, në pako një kilogramëshe, e menjëherë u njoftua Policia.
Pakot e kokainës ishin fshehur në kutitë e bananeve në Ekuador dhe kishin mbërritur me anije në portin e Hamburgut. Prej andej, kutitë e bananeve ishin transportuar kudo në Gjermani me kamionë. Në Hamburg dhe Hanover, në fund të prillit forcat speciale arrestuan 9 të dyshuar, e pak më vonë edhe 3 të tjerë, shumica shqiptarë. Atyre iu sekuestruan 180 kg kokainë, 30 mijë euro dhe dy armë. Në përfundim të operacionit u arrestuan 21 persona, 13 prej të cilëve shtetas shqiptarë, që kishin rolin kryesor në rrjetin e trafikut të kokainës.

SHQIPTARET
Në dosjen e hetuesve gjermanë, ndër shumë prova të siguruara për implikimin e 13 shqiptarëve dhe 3 bashkëpunëtorëve të tyre, shtetas të huaj, Policia bavareze thotë se dispononin edhe gjurmë AND-je, në provat e sekuestruara gjatë operacionit. Sipas hetuesve, disa nga 13 shqiptarët e arrestuar udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë që ndodhet në Hamburg e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga Policia. Dy prej të arrestuarve mësohet se kanë marrë nga magazinat rreth 180 kg kokainë, duke e ngarkuar në një automjet “Opel Vivaro”. Kjo makinë drejtohej nga Mevlan Beca dhe Granit Bajrami.

Gjatë hetimeve është dokumentuar përfshirja e shtetasve Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj, një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami dhe persona të tjerë deri tani të paidentifikuar, në trafikimin e një ngarkese nga Ekuadori. Një nga të dyshuarit, Dario Lame, mendohet se kishte rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider të Hamburgut për takime konspirative të anëtarëve të bandës. Ndërsa shtetasi Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e kokainës nga magazinat e gomave. I arrestuari Agim Zeka kishte një rol parësor, pasi ishte i punësuar në kompaninë që ndodhet në Hamburg e për këtë arsye ai kishte akses në sistemin e hyrjes dhe daljes së mallrave.

1.Orneo Margjeka
2. Emiljan Hysenaj
3. Dashamir Ndoj
4. Dario Lame
5. Ervin Llusha
6. Izmir Lami
7. Dolan Kocani
8. Agim Zeka
9. Marjan Tola
10. Mevlan Beca
11. Granit Bajrami
12. Artan Mehmeti
13. Blerim Cakraj/Panorama

Next Post
Përdhunimi i të miturës në Krujë, policia nxjerr blof Berishën: Ja e vërteta!

Babai monstër përdhunon vajzën: Kjo është normale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In