• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eksodi, Vorpsi: Një grup trafikantësh po luajnë me shpresat e shqiptarëve

by
28/04/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

prefektiPrefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, mblodhi sot në një tryezë të përbashkët Komitetin Rajonal Antitrafik. Në takimin ku merrnin pjesë drejtues të drejtorive rajonale dhe kryetarët e njësive vendore të qarkut, Vorpsi theksoi se Situata e krijuar kohët e fundit lidhur me ikjen masive te shqiptarëve me shpresen e një azili politik në vendet e BE, megjithëse nuk e kategorizon Qarkun e Tiranës si problematik, duhet të na vejë alarm për të parandaluar shfrytëzimin dhe trafikimin e qënieve njerëzore nga një grup përfituesish që luajnë me shpresat e njerëzve.

Sipas tij, puna e KRAT Tirana është përqendruar kryesisht tek shtresat në nevojë, me probleme socio – ekonomike, të cilat janë më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni.

“Roli i njësive të qeverisjes vendore në bashkëpunim  të ngushtë  me të gjitha institucionet dhe organizatat aktive, do të sjellë rezultate  pozitive  duke parandaluar  përhapjen e këtij fenomeni dhe njëkohësisht duke ofruar siguri dhe mbështetje ligjore ndaj personave që ndihen të rrezikuar nga ky fenomen” – theksoi Prefekti Sadi Vorpsi.

KRAT synon  afrimin gjithmonë e më shumë ndaj familjeve në nevojë, grupeve apo personave dhe në çdo kohë praninë mbrojtëse dhe sigururese, si dhe informacionin se cila prej strukturave shtetërore është në dispozicion të tyre,  për t’u garantuar dinjitetin, paprekshmërinë dhe barazinë njerëzore.

Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut Tiranë ka hartuar një plan pune, ku parashikohet bashkërendimi i të gjitha veprimeve antitrafik, që kjo luftë të mos mbesë vetëm në kornizën e anëtarëve të komitetit, por të përfshijë brenda saj të gjitha strukturat e organeve të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë, komunat dhe njësitë bashkiake.

Në fund të takimit, Prefekti i Qarkut Tiranë, Sadi Vorpsi, shprehu gatishmërinë e institucionit që ai drejton për tu angazhuar në vazhdimësi dhe për të ruajtur bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

 

Next Post

Gërdeci, Strasburgu i jep Delijorgjit 16 mijë euro dëmshpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com