Milionerët kinezë po largohen nga vendi i tyre, bashkë me familjet, për të jetuar në vendje të tjera. Është një tendencë në rritje midis të pasurve të Kinës, të cilët vlerësohet të kenë arritur numrin një milion. Bashkë me familjet marrin me vete edhe pasuritë e tyre, çka përbën edhe kusht për marrjen e nënshtetësisë në vendet e tjera. Është një “garë” që deri tani po fitohet nga Australia, e cila e shet një vizë investimesh dhe lejeqëndrimin e përhershëm për pesë milionë dollarë australianë, baras me 3.6 milionë USD. SHBA merr “vetëm” 1 milion dollarë në këmbim të rezidencës, çka parashikon një investim që hap dhjetë vende e pune për të paktën dy vjet. Në Angli, çmimi është 1 milion sterlina, me të cilat blen pesë vjet rezidencë.









