• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Zbulohen detaje, si funksionon programi përgjues i SHISH

by
13/07/2015 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Email-et e bëra publike nga Wikileaks të negociatave mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe kompanisë “Hacking Team” risollën në vëmendje edhe një herë temën aq shumë të diskutuar të përgjimeve nga autoritetet sekrete.

Bëhet fjalë për një pajisje programuese e quajtur “Remote Control System Galileo”, e aftë që të përgjojë në distanca të largëta dhe pa u vënë re përmes metodave specifike. JavaNews.al ka mësuar përmes burimeve se në fakt SHISH e ka blerë dhe e ka vënë në përdorim këtë program që prej fillimit të vitit 2015.

Pajisja e re përgjuese i mundëson tashmë SHISH për të marrë në mënyrë të fshehtë të dhëna si nga kompjuterat ashtu edhe nga telefonat celularë, veçanërisht smartphonët. Sipas burimeve për JavaNews.al, në momentin që ky program ka depërtuar në sistemin operativ, arrin të marrë informacione në lidhje me të gjitha komunikimet e kryera si Facebook, E-mail, Twitter, Skype, WhatsApp, Viber etj.

Negociatat ndërmjet kompanisë dhe institucionit të sigurisë kombëtare shqiptare, kanë nisur që prej vitit 2013, ndërsa janë finalizuar pas rreth 2 vitesh.

Po ashtu JavaNews.al mëson se kjo pajisje është marrë në kuadër të luftës ndaj terrorizmit kryesisht, me qëllim për t’iu përafruar metodave teknologjike botërore. Pjesë e përgjimeve të kryera nga SHISH përmes kësaj pajisje kanë qenë persona të dyshuar për terrorizëm. Por jo vetëm kaq, pasi pajisja është vënë në funksion edhe në kuadër të përgjiemeve për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Mësohet gjithashtu se këto lëvizje të SHISH vijnë edhe në kuadër të sygjerimeve nga partnerët ndërkombëtarë dhe shërbimet e tjera inteligjente ndërkombëtare. Megjithatë, si pjesë e masave të sigurisë kombëtare, nuk përjashtohet përgjimi as për zyrtarë apo edhe qytetarët të dyshuar në veprime të jashtëligjshme, por kjo ende e pakonfirmuar.

Ditën e sotme, Shërbimi i Inteligjencës Shqiptare, përmes një komunikate për shtyp sqaroi se marrja e pajisjeve të tilla është pjesë e punës së SHISH dhe se është në përputhje me ligjin. Por në komunikatë edhe vetë SHISH nuk mohonte negociatat me kompaninë “Hacking Team”.

Next Post

Disa fakte që nuk i dinit për "Kadillakun" bishë të Obamës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In