• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ SHISH replikon për Kumanovën: S’ishte grup terrorist

by
01/06/2015 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë nuk e ka cilësuar grupin e armatosur në Kumanovë si një grup terrorist. Kjo është përgjigja përmes burimeve të afërta nga SHISH për JavaNeës.al, referuar artikullit të bërë publik ditën e sotme nga gazeta maqedonase “Vecer”. Në artikull gazeta akuzonte shërbimin inteligjent shqiptar se nuk ka njoftuar autoritetet maqedonase për ngjarjen në Kumanovë, edhe pse kishte dijeni për të prej mëse një viti.

Por nga ana tjetër burime për JavaNews.al bëjnë të ditur se SHISH shkëmben informacion me vendet fqinje, mes të cilëve edhe Serbia, vetëm për çështje që kanë të bëjnë për terrorizmin.

Në këtë mënyrë pretendimi i gazetës maqedonase se SHISH nuk ka informuar Maqedoninë, lë të kuptohet se autoritetet e inteligjencës shqiptare, nuk e kanë cilësuar grupin e armatosur të UÇK-së, si një grup terrorist.

Po të njëjtat burime nënvizojnë se SHISH shkëmben informacione me Shërbimet Inteligjente të vendeve fqinje, veçanërisht për luftën ndaj terrorizmit. Në këto vende bën pjesë edhe Serbia, me të cilën SHISH dhe BIA (Shërbimi Informativ i Serbisë) nuk shkëmbenin informacion më përpara, duke treguar edhe një herë “shkrirjen e akullit” mes dy vendeve, tashmë jo vetëm në politikë dhe ekonomi, por edhe tek shërbimet sekrete.

Më herët mediat kanë raportuar në lidhje me ngjarjen e Kumanovës, se shërbimi inteligjent serb, e ka njoftuar Maqedoninë për praninë e grupit të armatosur të UÇK-së. Në këtë mënyrë, duke i qëndruar faktit të shkëmbimit të informacionit mes Shqipërisë dhe Serbisë për çështje të terrorizmit, lë të kuptohet se Kumanova nuk është kategorizuar si grup terrorist nga ana e autoriteteve shqiptare. Ose në të kundërt, kanë qenë autoritetet serbe të cilat nuk kanë bërë kalimin e informacionit tek Shërbimi Inteligjent Maqedonas, gjithnjë nëse SHISH do ta kishte parë si terrorizëm grupin e armatosur.

Por nëse UÇK-ja do të ishte cilësuar si terrorizëm nga ana e SHISH atëherë ky institucion do të ishte informuar vetë autoritetet e Maqedonisë.

Çështja e Kumanovës mbetet ende edhe sot një çështje me mjaft pikëpyetje, lidhur me aksionin policor që ndodhi ku mbetën të vrarë 8 oficerë policie dhe 14 persona të tjerë.

Next Post

Veliaj-Kosovës: Pse nuk i bën sot Basha ato që propozon ti?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

Humbi ndjenjat për herë të dytë në fushë, Jamal Musiala shpjegon çfarë po i ndodh

August 19, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

August 19, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 48-vjeçari që u përplas nga një makinë! Shoqërohet në polici 20-vjeçari

DETAJE / Aksidenti në Manzë u mori jetën, shoferi 25-vjeçar dhe e reja italiane ishin martuar të dielën

August 19, 2026
Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

Pse shërbimi sekret serb interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?

August 19, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

August 19, 2026
Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

Sfidë e re për Zelenskyn/ Ish-ministri ukrainas kërkon zgjedhje gjatë luftës

August 19, 2026
Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!

August 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, reshje lokale në disa zona

August 19, 2026
Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen viktimat të plagosurit. Një i mitur në gjendje të rëndë

August 19, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump shtyn tarifën 50% ndaj Kanadasë: Kemi një marrëveshje

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com