• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ekskluzive/ Sherif Merdani: Alida Hisku! Askush nuk të ka përdhunuar!

by A R
29/10/2015 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përcjellë shumë debat në ditët e fundit intervista për një të përditshme shqiptare e këngëtares së njohur veterane Alida Hisku. Duke folur për jetën e saj, ajo ka bërë një pohim të frikshëm dhe tejet të rëndë për kohën e socializmit, që ka përcjellë më pas një stuhi të tërë opinionesh pro dhe kundër. Në këtë pohim ajo ka thënë se ajo dhe këngëtare të tjera shqiptare, që kishin probleme me regjimin, janë përdhunuar në burg nga prokurorët dhe Sigurim-sat e kohës së komunizmit. Por mospërmendja e emrave dhe vërtetësia e deklarateve të saj kanë qenë ato që më së shumti e kanë prekur pohimin, ku ajo ka përmendur si oportunist edhe ish-kreun e Lidhjes së Shkrimtarëve Dritëro Agollin.

Por, ndërsa publiku është marrë me fjalë dhe anatema për të dhe më së shumti për Sigurim-in, një kolegu i saj i nderuar Sherif Merdani, një nga këngëtarët shqiptarë të dënuar dhe që e ka kaluar de jure dhe de facto kalvarin e përndjekjes i është përgjigjur hapur. Fillimisht me një koment të direkt në media, por edhe në këtë prononcim te JAVANEWS.

“Për mua që e kam jetuar realisht këtë ferr, bindem se pohimet e këngëtares Alida Hisku s’janë asfare të vërteta. Askush nuk e ka përdhunuar Alida Hiskun. E vetmja mënyrë që ata të kishin lidhje të tillë do mund të ishte nëse objekti (femra) i tyre do ishte e lirë dhe ata e përdornin për spiune. Në raste të tjera ishte krejtësisht e pamundur. Ato ruheshin dhe sipas kodit të brendshëm jepnin shpesh llogari.  Këto janë shtojca dhe ekzagjerime për të shitur Librin që më thonë se ka shkruar, dhe e ka botuar në Gjermani, ka thënë ai për JAVA news. Mund të pyesni dhe kolegët e mi të nderuar që kanë bërë burgun komunist si avokati Spartak Ngjela dhe publicisti Fatos Lubonja, që një gjë e tillë ishte krejt e pamundur. Me pak fjalë, e besoj plotësisht po ta kenë rrahur, dhe nëse e kanë lënë pa ngrenë, por një njeri si unë që ka qëndruar me vite në atë ferr dhe i njeh çdo qelizë nuk e beson se ka pasur përdhunime të shpeshta”, e përfundon.

Pak a shumë i tillë ka qenë komenti dhe sqarimi i tij, edhe pak më parë dhe, që ai e ka parashtruar me shumë kurajë.

“ E di shumë mirë që hetuesi, polici dhe prokurori kishin frikë nga njëri-tjetri. Kjo grua, që unë e njoh qysh kur ishte 16 vjeçe, (Festivali i 11­të), tashmë nuk është në rregull, lëshon nga këto broçkulla për të bërë sensacion ne Gjermani dhe për të shitur Librin që ka shkruar. Le t’i themi të vërtetat ashtu siç kanë qenë dhe jo me sajime dhe tendenca. Pastaj, vetë Alida ishte një këngëtare shumë e talentuar, por jo një femër e tillë… e shkurtër, e pabukur dhe aspak tërheqëse”.

Në fakt, në vitet që po jetojmë tashmë ish-anëtarët e këtij institucioni famëkeq, po vuajnë atë propagandë që dikur bënin ndaj viktimave të tyre. Kjo është arsyeja që shoqëria shqiptare ka nevojë për një katarsis të shpejtë e të thellë por dhe një Ligj real Lustracioni. B.an

Next Post

Edhe një burim gazi natyror në Torinë të Lipjanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In